Lirohet nga detyra drejtori i Policisë së Elbasanit, Altin Qato dhe transferohet në Akademinë e Sigurisë së Policisë.
Sipas burimeve të “shqiptarja.com”, mësohet se vendin e tij do ta zërë Arjan Muça, shefi i Njësisë Operacionale të Policisë së Shtetit që në kohën e qeverisjes Berisha drejtoi operacionin e arrestimit të Dritan Dajtit në gushtin e 2009-ës kur u vranë 4 efektivë të policisë në Durrës.
Në prezantimin e tij ishte i pranishëm dhe drejtori i Përgjthshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Kujtojmë se Altin Qato ka mbajtur detyra të larta në Policinë e Shtetit gjatë viteve të fundit.
Para se të vihej në krye të Policisë së Elbasanit, ai mbante detyrën e Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ndërkohë që ma parë ka qenë edhe Drejtor në Drejtorinë Kundër Krimit.
Qato ka drejtuar Drejtorinë e Policisë së Beratit si edhe të Shkodrës për disa vite.