Ditën e sotme një vilë 760 mijë euro në Gjirin e Lalzit ka qenë “molla e sherrit” për debatin e tensionuar që është zhvilluar përgjatë seancës planare midis Gazment Bardhit dhe Edmond Spahos. Bardhi pretendon se kjo vilë luksoze i përket një deputeti të ‘Rithemelimit’, i cili pas zbulimit nga Rama është marrë “peng”.
Sipas tij, kjo e bën atë deputet që t’i shërbejë kryeministrit Rama. Pas deklaratave të deputetit Bardhi, ku teksa foli për vilën 760 mijë euro i përkiste një deputeti opozitar, që ka qenë ministër, ku disa media aluduan se mund të ishte Spaho.
Por pas debatit në Kuvend, nuk ka vonuar shumë dhe deputeti Bardhi ka ironizuar në rrjetet sociale duke publikuar edhe detaje nga vila “mollë sherri”, e cila sipas tij e kishte ulur çmimin nga 760 mijë euro në 670 mijë euro.
Gjithashtu ai publikoi në “Facebook” edhe të dhëna që e identifikojnë këtë pronë në faqen e kompanisë “Real Estate” që e ka nxjerrë në shitje. Evidentohet se sipas të dhënave të kompanisë, vila është nxjerrë në shitje tashmë dhe ambientet e brendshme duken jo pak luksoze. Theksojmë se vila ka 10 dhoma, nga të cilat 7 janë dhoma gjumi si edhe 4 tualete. Ajo është e ndërtuar në 810 metër katrorë tokë dhe ka një sipërfaqe neto prej 400 metrash katrorë ndërtim.
Ndërkohë që kompania thekson se mobilimi i vilës është luksoz duke dhënë detaje mbi pronanën si më poshtë:
Dy vila luksoze per shitje tek Kompleksi Lura 1, Gjiri i Lalzit. Ka nje siperfaqe trualli 810 m2, dhe ndertim 400m2. Organizohet ne dy vila te ndara. Njera nga vilat ka nje sip ndertim 212m2 dhe nje verande 42m2. Kati i pare eshte i organizuar ne nje dhome te bollshme ndenje dhe gatimi, nje tualet si dhe nje dhome tharje. Kati i dyte eshte i orgaizuar ne tre dhoma gjumi, nje studio si dhe dy tualete. Vila tjeter ka nje siperfaqe 117.84m2 ndertim. Eshte i organizuar ne nje dhome ndenje, ambient gatimi me vete, tre dhoma gjumi dhe dy tualete. Mobilimi i viles eshte luksoz. Shitet totalisht i mobiluar. Kompleksi iu ofron nje game te gjere sherbimesh, duke u konfirmuar si nje vend fantastik per te pushuar buzedetit.Gjelberimi eshte pjese e rendesishme e Kompleksit Turistik ****. Ambientet e perbashketa kane nje mirembajtje te vazhdueshme nga punetoret e Kompleksit. Prona disponon dokumentacion te rregullt hipotekor.Na kontaktoni per me shume Informacion.