Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku makina ka përplasur një çift së bashku me foshnjën tre-muajshe në vijat e bardha .
Ajas Sulejmeni (39-vjeç) është drejtuesi i mjetit që aksidentoi një çift bashkëshortësh dhe fëmijën e tyre 3 muajsh të cilët po kalonin vijat e bardha në “Rrugën e Kavajës” në Tiranë.
Ajas Sulejmani, 39 vjeçari që shkaktoi aksidentin e rëndë në rrugën e Kavajës në Tiranë dhe më pas u largua nga vendi ngjarjes ka qenë në kërkim nga Anglia për trafik droge, raporton ‘ABC News’.
Pas ngjarjes policia ka arrestuar kushëririn e tij për të cilin nuk ka detaje përse është ndaluar, kurse shoferi 39-vjeçar që shkaktoi aksidentin është ende në arrati. Policia ka ngritur postoblloqe për të arrestuar shoferin të cilit i është hequr patenta 3 javë më parë, por sërish vijonte të drejtonte makinën e tij luksoze ‘Mercedes GL’.
Burimet bëjnë me dije se çifti i bashkëshortëve me iniciale A.K dhe V.K, janë nën mjekim dhe ekzaminim intensiv në spital, kurse fëmija me iniciale I.K 3-muajsh është jashtë rrezikut për jetë.
Njoftimi i policisë Tiranë:
Më datë 08.05.2022, në Rrugën e Kavajës, një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur shtetasit V. K., 43 vjeçe, A. K., 48 vjeç dhe fëmijën e tyre të mitur 3 muajsh, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Drejtues i mjetit ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendi ngjarjes.
Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.