Mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një ngajrje e rëndë në komisariatin e Kavajës ku 31-vjeçari Ilvi Stameta u vetëvra me lidhëse këpucësh.
Ndërkohë që familjarët e 31-vjeçarit që u gjet i vdekur mbrëmjen e djeshme në komisariatin e Kavajës kanë hedhur dyshime të forta se Ilvi Meta është kërcënuar nga efektivët e policisë.
Gjatë intervistës për në “Top Story”, motra e viktimës thotë se Ilvi Meta ishte vendosur në shënjestër nga uniformat blu.
“Për dy ditë do kalonte në Greqi, Kohët e fundit ka marrë një kërcënim nga një punonjës policie. Kur u arrestua herën e parafundit ishte një armë lodër, e kanë mbajtur dy orë. Një polic që e kishte inat i thoshte këtë herë ‘më ike por do vijë dita që do më biesh në dorë’. Që aty e dy viteve nuk ka pasur asnjë problem”, u shpreh motra e Ilvi Metës.
Kujtojmë që që një ditë më pas Avokati i Popullit është vënë në lëvizje.
Në njoftimin zyrtar, AP bën me dije se ka mbledhur të gjitha materialet nga institucionet që janë marrë me këtë çështje dhe po heton. Sipas Avokatit të Popullit, janë marrë në duart e grupit të inspektimit nga Mekanizmi Kombëtar për Parandalimin e Torturës, Trajtimit ose Dënimit të Egër, Çnjerëzor ose Poshtërues i drejtuar nga Komisioneri Ahmet Prençi pamjet filmike, dosjet e rezultatet e ekspertizës ligjore.