Skip to content
Kronikë

Dhunohej nga burri dhe vjehrra, si e ‘shtyu’ policia 52-vjeçaren në Elbasan drejt vetëvrasjes

· 2 min lexim

Ditën e sotme në Elbasan ka ndodhur një ngjarje e rëndë ku një 52-vjeçare është hedhur nga kati i katërt i një pallati duke u vetëvrarë.

Viktima është identifikuar si Fatbardha Likrama, nënë e tre fëmijëve. Ajo kishte denoncuar më parë në polici se kishte konflikte të dhunshme në familje nga bashkëshorti dhe vjehrra e saj, raporton Ballkan Web.

Mbrëmjen e djeshme mësohet se policia kishte qenë në banesën e viktimës, ndërsa ajo ishte larguar tek motra e saj. Ditën e sotme, pak para aktit të vetëflijimit, ajo ishte rikthyer sërish.

Theksojmë se fillimisht në njoftimin  e policisë së shtetit, motivi i vetëvrsjes së 52-vjeçares në Elbasan iu adresua depresionit.

Vlen të përmendim që gjithashtu efektivët e policisë, ndërkohë që ishin në dijeni të situatës në këtë familje, mund të krijonin mekanizmat e duhur për të parandaluar një ngjarje të tillë. 52-vjeçarja denoncoi më herët në polici duke treguar situatën alarmante dhe vulnerabilitetin e saj në shtëpinë ku jetonte, por siç duket fjalët e saj nuk patën ndikim tek policia që të ndërhynte në kohën e duhur.

Njoftimi i policisë: 

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 04.05.2022, rreth orës 13:00, në lagjen “Vullnetari”, Elbasan, është hedhur nga kati i tretë i pallatit dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasja F. L., 52 vjeçe.

Nga verifikimet e para rezulton se kjo shtetase vuante nga depresioni. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.