Skip to content
Kronikë

E rëndë në Elbasan, 52-vjeçarja hidhet nga kati i katërt i një pallati

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbsan, ku një 52-vjeçare është hedhur nga kati i tretë i pallatit.

52-vjeçarja për pasojë ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur në Elbasan rreth orës 13:00 në lagjen “Vullnetari”.

Ndërkohë që nga verifikimet e para rezulton se 52-vjeçarja  vuante nga depresioni. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 04.05.2022, rreth orës 13:00, në lagjen “Vullnetari”, Elbasan, është hedhur nga kati i tretë i pallatit dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasja F. L, 52 vjeçe.

Nga verifikimet e para rezulton se kjo shtetase vuante nga depresioni. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në përgjithësi, prevalenca e depresionit ka tendencë të jetë më e lartë në mesin e grave në moshë. Ekspertët e Shëndetit Publik pohojnë se diagnostikimi i depresionit si një çrregullim mendor kërkon shqyrtim të përpiktë profesional. Ekspertët kanë vënë re re se çrregullimi i depresionit është nënraportuar për shkak të stigmës të lidhur me këtë gjendje. Për të dyja gjinitë, depresioni rritet me moshën dhe është më i lartë në zonat rurale dhe më i ulët në kategorinë e personave me arsim të lartë.