Vladimir Putin u shfaq i fryrë gjatë një takimi të zhvilluar me ministrin e tij të Mbrojtjes Sergei Shoigu. Putin është akuzuar se pamja e tij është ndryshuar për shkak të probleme shëndetësore.
“The Mirror” shkruan se Kremlini është akuzuar se ka ndryshuar pamjen e presidentit Putin në meshën e Pashkëve Ortodokse në një Katedrale në Moskë.
Fotografitë e publikuara thuhet se kanë një ngjashmëri me imazhet e vitit të kaluar duke shtuar pikëpyetjet nëse ato ishin të vërteta ose jo.
Ukrainasit kanë krahasuar fotot që sipas tyre tregojnë se pamja e tyre ishte e falsifikuar për shkak të problemeve shëndetësore.
The Mirror shkruan se Putin u fotografua me Sergey Sobyanin me të njëjtën veshje që ishin fotografuar në maj të 2021.
Gjithashtu edhe paraqitja e Putin në ceremoninë e Pashkëve këtë vit, u komentua shumë për shkak të dyshimeve për përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore.
Nga fotografitë e publikuara thuhet se Putin kishte të njëjtën veshje si të një viti më parë, madje pretendohet se pamjet e Putin kanë ndryshuar pozicion, pasi në vendin ku duhej të ishte Putin, ishte bosh.
“Ashtu si vitin e kaluar, ka vetëm një person pranë presidentit që është kryebashkiaku i Moskës Sergei Sobyanin.
Ndërkohë në rrjete sociale reagimet kanë qenë të shumta, disa prej të cilave ishin: Putin 2022 në Katedralen e Krishtit është pothuaj i padallueshëm nga Putin në vitin 2021.
Sakaq është arritur në përfundimin se pjesëmarrja e Putin në këtë ngjarje publike është ilustruar me fotografi nga viti 2021.
Zëdhënësi ukrainas Anton Gerashchenko tha: “Drejtorët e Putin sërish kanë përdorur redaktim në të këto aktivitete duke manipuluar pamjet dhe fotot”.