Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi do të vizitojë Shqipërinë më datë 28 prill ku pritet të takohet me kryeministrin Edi Rama.
Vizita në Tiranë vjen në vazhdën e nje turi takimesh në Ballkanin Perëndimor.
Vizita e Varhelyi vjen përpara se vendet e unionit të marrin një vendim në muajin qershor për uljen në tryezën e parë ndërqeveritare të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.
Varhelyi po ashtu do të zhvillojë takime në Kroaci, Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut.
Ne daten 05.05.2021 Komisioneri i Bashkimit Evropian (BE) për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka vizituar Shqipërinë në kuadër të procesit të dorëzimit të vaksinave kundër koronavirusit të ri (COVID), që financohen nga BE-ja, raporton Anadolu Agency(AA).
Në konferencën për mediat që mbajtën pas takimit në ambientet e Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe komisioneri Varhelyi u fokusuan në çështjet që lidhen me pandeminë COVID-19, mbështetjen e BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor, reformat për procesin e integrimit evropian dhe zgjedhjet parlamentare që u mbajtën në Shqipëri më 25 prill.
Kryeministri Rama theksoi se kanë mbërritur dozat e para dhe sipas tij deri në gusht Shqipëria do të marrë të gjithë pjesën e saj të akorduar nga BE-ja të vaksinave.