Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë xhiron e rrjeteve sociale së fundmi. Këtë herë, presidenti duket në një video të shpërndarë duke komunikuar me disa persona para kompjuterit të tij, ndërsa pranë tij shfaqet një sasi kokaine.
Këto pamje janë publikuar nga media pro ruse, por kanë rezultuar të rreme.
Në videon e manipuluar, një sasi e dukshme pluhuri i bardhë shihet pranë Zelensky-t teksa ai zhvillon një video-konferencë me Elon Musk. Nuk kaloi shumë kohë dhe u publikua video origjinale e Zelenskyt pa kokainë në tavolinë.
Kostoja ditore e luftës së nisur nga Rusia kundër Ukrainës më 24 shkurt mund të kalojë 20 miliardë dollarë në ditë për administratën e Moskës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në lajmin e kompanisë Consultancy që përfshin kërkimin e kryer nga qendra e mendimit ‘Centre for Economic Recovery’, ‘EasyBusiness’ dhe kompania e konsulencës ‘Civitta’, në të cilën u llogarit kostoja e luftës Rusi-Ukrainë për ekonominë ruse.
Humbjet e drejtpërdrejta nga lufta, duke përfshirë humbjen e pajisjeve ushtarake dhe personelit, i kushtuan Rusisë rreth 7 miliardë dollarë në 5 ditët e para, thuhet në studim.
Në hulumtimin ku thuhet se ka 4,2 miliardë dollarë humbje pajisjesh, parashikohet se vetëm humbjet e jetëve do të shkaktojnë një humbje prej 2,7 miliardë dollarësh në PBB gjatë 40 viteve të ardhshme.
Përveç kësaj, studiuesit deklaruan se shkalla e mobilizimit, duke përfshirë logjistikën, personelin, municionet, karburantin, lëshimin e raketave, do të kushtojë më shumë para çdo ditë, dhe theksuan se teksa rritet shkalla e pushtimit, kostoja ditore e luftës për Rusinë mund të kalojë 20 miliardë dollarë.