Deputetja Jorida Tabaku ka “shigjetuar” Bordin e Transparencës duke thënë se është një sajesë komuniste që në fakt e prish akoma më keq tregun e hidrokarbureve që sipas saj, është jo konkurrues.
Ajo theksoi se është e papranueshme që pas 9 vitesh të thuhet për prodhimin vendas “Nuk dimë gjë dhe pyesim qeverinë paraaardhëse”. Kjo është jo normale”
Këto deklarata Tabaku i bëri përgjatë mbledhjes së sotme të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave po diskutohen dy aktet normative për krijimin e Bordit të Transparencës.
“Këto kompani janë jashtë kontrollit dhe kanë operuar jashtë kontrollit dhe ministria e zotit Bejtja dhe ministra e drejtuar nga zonja Ibrahimaj kanë dështuar si në rastin e fiskalizimit dhe në rastin e monitorimit. Bordi i transparencës duhet të informonte masat për kompanitë që rritën çmimet brenda një jave. Ne nuk kuptuam asgjë përse çmimet u rritën menjë herë dhe nuk kuptova as për të dhënat e grosistëve madje as për çmimet e vendeve fqinje. Ka nevojë që të ketë një transparencë për vendimin që është marrë. Por në gjykimin tim të gjithë këto veprime lënë hapësirë për interpretim. Qëllimi im kryesor sa herë kam diskutuar për çmimin e karburantit që sot është shumë herë më i lartë se sa vendet në rajon”, u shpreh Tabaku.
Theksojmë se “Gazeta Reforma” ka evidentuar faktin se Bordi i Transparencës asnjëhërë në përcaktimin e çmimit të hidrokarbureve në vend nuk e ka reflektuar vlerën në bursë.
Bordi i Transparencës edhe pse u krijua me motivimin për të stabilizuar gjendjen, me lëvizjet e çmimeve më shumë së 2 herë brenda një jave, ka bërë të kundërtën.
Tashmë çmimi i naftës është kthyer në një “as nën mëngë” që qeveria e ka për ta zhfrytëzuar sipas interesit të saj.