Sot në spitalin e Traumës është mbajtur seanca për masën e sigurisë ndaj Nuredin Dumanit, i cili akuzohet për disa ngjarje kriminale të ndodhura në vendin tonë.
Ndaj tij është dhënë masa e arrestit me burg.
Vendimi u dha në spital ku Dumani është shtruar prej dy ditësh për shkak se ishte i plagosur dhe u detyrua të kryente një ndërhyrje kirurgjikale. Dumani ka marrë dy plumba si pasojë e armës së zjarrit, njërin në shpatull, dhe tjetrin në mushkëri.
Tre mjekët dhe 20-vjeçarja nga Kosova, e dashura e Dumanit do dalin nesër para trupit gjykues në Elbasan ku do t’u komunikohet masa e sigurisë. Ndërsa Dumanit do t’i komunikohet masa e sigurisë në spital.
Kujtojmë që sipas informacioneve të siguruara, Dumani ka qenë i armatosur dhe i plagosur në momentin e arrestimit nga forcat speciale “RENEA”.
Nuredin Dumani dyshohet se ka ekzekutuar vëllain e Bujar Çelës në Elbasan, si shkak i përplasjes së grupeve kriminale për prishjen e pazareve të drogës. Ai ka qenë i shpallur më parë në kërkim për vrasjen e vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhia në Durrë
2 mjekë dhe një infermier janë shoqëruar pasi është zbuluar se mjekuan në banesë Nuredin Dumanin duke mos e kallëzuar në polici.
Ndërkohë që është zbardhur dëshmia e dy mjekëve dhe infermierit të arrestuar nga policia pasi i dhanë ndihmë mjekësore Nuredin Dumanit dhe nuk njoftuan policinë. Mjekët nga Fieri kanë deklaruar se nuk kishin dijeni për të shkuarën e tij kriminale dhe se kanë bërë detyrën e tyre, bazuar dhe në betimin e Hipokratit.
i.