Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Euro vazhdon të bjerë, prek nivelin më të ulët në 1 muaj

11:29 01/04/2022
Reading Time: 2 min lexim

Leku po vijon më tej mbiçmimin në kursin e këmbimit me euron edhe gjatë kësaj jave.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye të enjten me 121.61 lekë. Ky është niveli më i ulët i kursit të këmbimit mes euros dhe lekut qysh prej datës 1 mars.

Në fillim të muajit mars, euro nisi një mbiçmim të shpejtë, i nxitur kryesisht nga blerje të mëdha të kompanive publike të sektorit energjetik. Këto blerje origjinuan një lloj paniku në tregun valutor, që çoi në mbi çmimin e euros me rreth 7 lekë në një javë.

U desh ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë që tregu të stabilizohej dhe euro të binte gradualisht pranë vlerave të mëparshme. Rënia e euros ka qenë pak e shumë e vazhdueshme qysh prej datës 9 mars, por në ditët e fundit kjo rënie është përshpejtuar.

Agjentët e këmbimit valutor e shpjegojnë rënien e euros pranë niveleve të mëparshme kryesisht me një kërkesë të ulët në treg për monedhën europiane.

Sipas tyre, pas kërcimit që kursi pësoi nga blerjet e grupit OSHE, tregu po kthehet në gjendjen e mëparshme, kur nuk vërehej ndonjë kërkesë shumë e madhe për valutë.

Ata shprehen se OSHE i ka mbyllur tashmë blerjet për një periudhë afërsisht tremujore dhe, për këtë arsye, nuk pritet që në të ardhmen e afërt të ketë mbiçmim të ri të euros në ato përmasa që u vërejtën në fillim të marsit.

Forcimi i lekut në kursin e këmbimit me euron është shpejtuar disi pas datës 23 shkurt, kur Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të rrisë normën bazë të interesit me 0.5 pikë përqindje.

Në teori, shtrëngimi i ofertës monetare në lekë dhe një pritshmëri për rritjen e normave të interesit në monedhën vendase ndikojnë në rritjen e kërkesës për lekë, duke kontribuar në mbiçmimin e monedhës vendase në tregun e brendshëm valutor.

Megjithatë, ekspertët shprehen se ndikimi nga rritja e normës bazë është i vogël dhe për momentin nuk vërehet ndonjë tendencë e dukshme e agjentëve ekonomikë për të zhvendosur kursimet drejt lekut: të paktën, volumet e këmbimeve nuk dëshmojnë ndonjë tendencë të fortë në këtë drejtim.

Në mungesë të blerjeve të pritshme nga OSHE, agjentët e tregut presin që leku të vazhdojë të jetë në pozita të forta ndaj euros në një të ardhme të afërt. Leku i fortë në kursin e këmbimit me euron është një faktor që përgjithësisht i volit ekonomisë shqiptare, në një moment kur inflacioni nga tregjet e mallrave të importit është gjithnjë e më i fortë.

Deri tani, kursi i këmbimit të lekut po i reziston mirë trysnisë që po ushtron kjo rritje çmimesh mbi Bilancin i Pagesave. Për tremujorin e fundit 2021, deficiti i llogarisë korente u zgjerua me 56% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me gati pesë herë krahasuar me tremujorin paraardhës.

Ndikimin kryesor e dha rritja e deficitit tregtar në mallra. Pavarësisht kësaj, kursi i këmbimit të euros në fund të vitit të kaluar preku nivelet më të ulëta në 14 vjet, në nivelin e 120.36 lekëve.

MONITOR

Të lidhura

Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin
Aktualitet

Përleshje me thika dhe sëpatë në Shkodër, një i plagosur

Një përleshje e dhunshme mes disa të rinjve ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “Skënderbeg” të Shkodrës, pranë...

18:58 20/07/2025
Rreziku nga gëlltitja e objekteve te fëmijët, mjekja: Lodrat magnetike dhe bateritë mund të shpojnë zorrët
Aktualitet

Rreziku nga gëlltitja e objekteve te fëmijët, mjekja: Lodrat magnetike dhe bateritë mund të shpojnë zorrët

Anisa Potka, mjeke pediatre në urgjencën pediatrike të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ka trajtuar një rast të pazakontë me...

18:18 20/07/2025
Para
Gjykata sot cakton masën e sigurisë për Nuredin Dumanin, strehohej në Kosovë por kalonte kufirin me “look-un” e ri

Gjykata sot cakton masën e sigurisë për Nuredin Dumanin, strehohej në Kosovë por kalonte kufirin me “look-un” e ri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

Përleshje me thika dhe sëpatë në Shkodër, një i plagosur

18:58 20/07/2025
Polici grek bashkëpunonte me shqiptarë për drogën në Mykonos, 8 të arrestuar

Polici grek bashkëpunonte me shqiptarë për drogën në Mykonos, 8 të arrestuar

18:41 20/07/2025
Rreziku nga gëlltitja e objekteve te fëmijët, mjekja: Lodrat magnetike dhe bateritë mund të shpojnë zorrët

Rreziku nga gëlltitja e objekteve te fëmijët, mjekja: Lodrat magnetike dhe bateritë mund të shpojnë zorrët

18:18 20/07/2025
Helmohet kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu

Helmohet kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu

18:00 20/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.