Pas ngjarjes në Elbasan detaje të reja kanë dalë në dritë. Burime për Fax News se Dumani do eleminonte një nga njerëzit e grupit të Talo Çelës.
Të njëjtat burime, theksojnë se ka dyshime që Dumani të jetë dekonspiruar, nga persona të afërt të tij, dhe kundërshtarët të kenë mësuar per këtë plan.
Pasi ka mësuar për planin, vetë i shumëkërkuari Talo Çela, i ka bërë pritë armikut të tij të përbetuar duke e bërë shoshë automjetin e tij tip BMW me breshëri kallashnikovi, me të cilin Duamani, tashmë i arrestuar po udhëtonte.
Nga breshëria e plumbave Dumani mori një plumb në mushkëri dhe një gërvishje të lehtë shpatull, dhe u nis drejt Fierit, aty ku katër ditë më parë kishte marrë një banesë me qera.
Hetuesit tregohen mjaft të rezervuar lidhur me këtë ngjarje për shkak se hetimet janë në zhvillim dhe shpresat janë tek deklarimet e tij për të hedur më shumë mbi këtë ngjarje. Shpresat tek heruesit tashmë janë ke dëshmia e Dumanit, për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje.
Por, burime shumë të sigurta kanë bërë me dije për Fax News që në shkëmbimin e zjarrit ka qenë edhe Talo Çela. Sipas po të njëjtave burime ngjarja do ketë zhvillime të mëtejshme, pas marrjes së deklarimeve të Dumanit. Pasi 38-vjeçari është i përfshirë në shumë ngjarje kriminale dhe këto ngjarje janë të gjitha të lidhura me njëra-tjetrën.
Ndërkohë që hetuesit kanë dyshime se në këtë ngjarje janë përfshirë edhe persona të tjerë që kanë ndihmuar Dumanin të largohej nga vendi i ngjarjes.
Grupi hetimor ka sekuestruar dhjetra kamera sigurie të bizneseve ne akset Rrugore, Peqin -Elbasan; Rrogozhinë-Durrës; dhe Rrogozhinë-Lusnje dhe Lushnje-Fier. Sekuestrimi i këtyre kamerave është bëre pasi pas përplasjes autorët e te dy grupeve janë larguar dhe janë shpërndarë nga këto rrugë.