Lufta Rusi-Ukrainë tashmë i ka kaluar një muaj dhe një sërë bisedimesh janë zhvilluar mes dy palëve, por pa sukses.
Tashmë do të rikthehen ballë për ballë bisedimet Rusi-Ukrainë, lajm i cili është konfirmuar nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili ka thënë se nuk ka gjasa që mund të fillojnë nesër, më 29 mars.
Gjithashtu ai tha se delegacioni rus do të niset për në Turqi, e cila do të jetë nikoqire e bisedimeve, të hënën. Takimet ballë për ballë “lejojnë zhvillimin e bisedimeve në një mënyrë më të fokusuar, më të ngushtë dhe kuptimplotë,” tha ai.
“Për fat të keq, nuk mund të themi se ka pasur ndonjë arritje apo përparim të rëndësishëm deri më tani”, shtoi ai.
Ndërkohë që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka nënshkruar ligjin që kufizon shpërndarjen e informacioneve lidhur me ushtrinë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, që aktualisht është në fuqi. Kushdo që e shkel këtë ligj mund të dënohet deri me 12 vjet burgim. Sipas dokumentit, ndalohet incizimi i lëvizjeve të personelit ushtarak, vendeve të granatimeve, emrat e rrugëve, ndalesat rrugore, dyqanet dhe fabrikat e tjera civile dhe ushtarake.
Ligji, që është nënshkruar nga presidenti Zelensky gjatë fundjavës, po ashtu ndalon publikimin e të dhënave lidhur me lëvizjen e ndihmës ushtarake nga shtetet e huaja. Ky ligj nuk vlen për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm.