Finalizohet operacioni policor i koduar “Manza”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Manzë dhe Interpol Tirana.
Kapet dhe vihet në pranga me qëllim ekstradimi, një shtetas i kërkuar në Itali, për trafikim të narkotikëve.
Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë dhe Interpol Tirana, u bë kapja dhe arrestimi me qellim ekstradimi, i shtetasit: R. F., 26 vjeç, banues në Manzë, Durrës.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Peruxhias, Itali, më datë 10.01.2022, ka lëshuar urdhër arrestin për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
Policia e Tiranës në bashkëpunim me” Interpol” kanë arrestuar me qëllim ekstradimi një shtetas turk, i cili ishte në masën e sigurisë “arrest shtëpie” për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Por gjatë verifikimeve të mëtejshme ka rezultuar se më datë 08.03.2022, ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Prokuroria e Stambollit ka lëshuar urdhër arrestin për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim.