Skip to content
Aktualitet

Kosova kërkon ndihmë të menjëhershme nga Biden për t’u anëtarësuar në NATO

· 2 min lexim

Vjosa Osmani me anë të një letre i ka kërkuar presidentit amerikan, Joe Biden që ta ndihmojë atë në anëtarësimin në NATO, një anëtarësim që është bërë i domosdoshëm, për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

Në një letër drejtuar presidentit amerikan, homologu i Kosovës, Osmani paralajmëron përpjekjet e Moskës për të “destabilizuar” Kosovën dhe rajonin e brishtë të Ballkanit.

Aderimi i Kosovës në NATO është bërë i domosdoshëm. Ne shprehim shpresën dhe pritshmërinë tonë se Shtetet e Bashkuara do të përdorin lidershipin dhe ndikimin e tyre për të mbështetur dhe avancuar në mënyrë aktive procesin kompleks të anëtarësimit në NATO për Kosovën.”-shkruan Osmani.

Presidentja e Kosovës shpjegoi se territori i vendit ishte i ekspozuar ndaj përpjekjeve të vazhdueshme të Rusisë për të dëmtuar dhe destabilizuar të gjithë Ballkanin Perëndimor. Letra është dërguar javën e kaluar.

“Kosova është vendi më proamerikan dhe më pro NATO-s në botë”, ka shtuar presidenti i Kosovës.

Kosova, e cila menjëherë ra në anën e sanksioneve perëndimore kundër Moskës, është zotuar të pranojë mijëra refugjatë ukrainas, pavarësisht faktit se Kievi nuk e ka njohur pavarësinë e saj.

Në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i kishte kërkuar tashmë NATO-s dhe Bashkimit Evropian që të përshpejtojnë procesin e anëtarësimit të Prishtinës në Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe në bllokun evropian.

Moska e kundërshton fuqishëm luftën e Kosovës dhe forcave serbe, të cilët u dëbuan në vitin 1999 nga një fushatë bombarduese e NATO-s, e udhëhequr nga SHBA. Ashtu si Beogradi, Moska nuk e njeh Kosovën, duke e ndaluar atë të hyjë në Kombet e Bashkuara.