Gjatë ditës së sotme Belinda Balluku u rrëzua në hyrje të Kuvendit, ndërsa po hynte në seancë plenare. Ky moment u kalua me të qeshura nga ministrja dhe kolegët që i erdhën në ndihmë. Këtë moment të sikletshëm të Belindës e ka komentuar gazetari Kastriot Myftaraj. Përmes një postimi në Facebook, Myftaraj tregon se në ato shkallë të selisë së Kuvendit të Shqipërisë (dikur Kuvendi Popullor) ku sot u rrëzua ministrja Belinda Balluku, 48 vjet më parë u rrëzua gjyshi i saj Beqir Balluku, teksa rrëfen historinë e gjyshit të ministres së Ramës dhe shton se Edi Rama i cili është njeri që iu beson shumë bestytnive, me siguri e merr rrëzimin e Belës si shenjë të keqe për qeverinë e tij
Kastriot Myftaraj
Në ato shkallë të selisë së Kuvendit të Shqipërisë (dikur Kuvendi Popullor) ku sot u rrëzua ministrja Belinda Balluku, 48 vjet më parë u rrëzua gjyshi i saj Beqir Balluku. Atëherë Beqir Ballukun sapo e kishin përjashtuar nga Komiteti Qendror i partisë, Byroja Politike por ishte ende deputet dhe po shkonte të merrte pjesë në seancë. Babai i Edi Ramës, Kristaq Rama, i cili ishte deputet, si burrë i gjatë që ishte kishte marrë detyrë nga Enver Hoxha që ta shtynte nga pas te shkallët Beqirin që ky të rrëzohej. Kristaqi e kreu detyrën ashtu siç duhet dhe Beqiri ra sa gjatë e gjerë te shkallët. Pak më vonë Beqirin e arrestuan. Sot në të njëjtin vend ra mbesa e Beqirit Belinda, por nuk u mor vesh se cila dorë e shtyu atë. Një hall të madh ka Belinda që që nuk shikon mirë se ku mbarojnë shkallët e ku nis dyshemeja. Tani e pret shishja si ndëshkim se kështu (me një shishe të rrasur nga poshtë) i ndëshkon Edi Rama femrat që i ka ngritur në poste të larta kur ato bëjnë gabime. Dhe Edi Rama i cili është njeri që iu beson shumë bestytnive, me siguri e merr rrëzimin e Belës si shenjë të keqe për qeverinë e tij.