Jemi në një kohë krize dhe të gjithë kryeministrat e rajonit po ndihmojnë popullin e tyre me asistencë sociale, teksa në Shqipëri, Edi Rama i ndihmon shqiptarët me 30 mijë lekë ndihmë ekonomike dhe kjo për 3 muaj.
Edi Rama:
Kemi bërë kalkulime të tjera për të shtuar përsëri përtej atyre që anonçova se kalkulimet bëhen deri në fund me kategori dhe do kalojmë gjysmë milion njerëz që do përfitojnë nga mbështetja, gjysmë milioni njerëz që do marrin për tre muajt e ardhshëm 30 mijë lekëshin që kompenson rritjen e çmimeve të shportës. Do shtojmë 30 mijë lekë në dorë që pavarësisht rritjes së çmimeve familjet ti blejnë ushqimet njësoj sikur nuk ishin të rritura mos u mungojë asnjë lekë.
Ndërkohë kryeministri grek Kyriakos Micotakis do të ndihmojë popullin e tij grek me 200-300 euro dhe pritet ta marrin 1.4 milionë familje. Paketa e Ndihmës Sociale të Shtetit grek është përllogaritur 1.1 MLD € dhe numri i atyre që do të ndihmohen janë 3.2 milionë qytetarë.
Masat që do të merren nga Greqia do të jenë ulje e taksave, bllokim i taksës së pasurisë së palëvizshme dhe subvencione për bujqësinë.
Duke krahasuar ndihmën e ekonomike të Ramës të dhënë për shqiptarët dhe të Micotakis të dhënë për grekët, ndryshimi shihet qartë.