Publikohen pamjet e arrestimit të këngëtares së njohur Elsa Lila. Kjo e fundit ra në prangat e autoriteteve italiane, për shkak se ishte pjesë e një bande të trafikut të drogës.
Arrestimi i saj ka ka ndodhur pas një operacioni antidrogë të policisë së Romës, ku në pranga janë vendosur 13 persona, shqiptarë dhe italianë.
Theksojmë se hetimet janë zhvilluar nga prokuroria e Romës dhe drejtoria e Antimafias.
Mes tre të hetuarve është edhe Elsa Lila, 40 vjeçe këngëtarja e njohur shqiptare, e cila akuzohet se ishte njeriu që mbante llogaritë e grupit që trafikonte drogë.
Pak informacion për Elsa Lilën:
Këngëtarja Elsa Lila ka lindur në Tiranë, Shqipëri, por prej vitesh jeton në Itali. Babai i saj ishte një këngëtar i ish-korit të shtetit shqiptar, ndërsa nëna e saj ishte violiniste, kështu që të dy prindërit e saj e rritën atë afër muzikës dhe teatrit, duke i dhënë asaj një dashuri të madhe për artet.
Elsa kishte treguar talentet e saj të këndimit dhe aktrimit që kur ishte fëmijë në emisionet televizive shtetërore shqiptare dhe fitoi konkursin kombëtar të këngëve shqiptare 2 vjet me radhë ndërsa ishte në vitet e adoleshencës. Ajo është gjithashtu e njohur për origjinën e rolit të Satine në versionin shqiptar të muzikës Moulin Rouge.
dhi i njohur me emrin ‘Titty’, i arrestuar edhe më herët.
Një tjetër person i arrestuar është edhe Arben Zogu (Rikardino), i cili ka qenë pjesë e grupit të ‘Diabolik ‘, Fabrizio Piscitelli.
Këta persona ishin pjesë e klanit shqiptaro-italian që drejtohen nga vëllezërit Guarnera dhe që shisnin drogë.