Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Pas 3 vitesh protestë dhe procese gjyqësore, banorët e Laknasit fitojnë gjyqin

13:38 16/03/2022
Reading Time: 2 min lexim

Banorët e Laknasit kanë fituar gjyqin për moslejimin e ndërtimit të thertores, pranë banesave të tyre.

Ata kanë protestuar dhe kanë ndjekur proceset gjyqësore prej afro tre vitesh, dhe vendimi i sotëm i Gjykatës Administrative shënon edhe fitoren e tyre.

Ambientalisti Sazan Guri u shpreh se kjo është një fitore e madhe për të gjithë komunitetin, duke dëshmuar edhe për qytetarë të tjerë se bashkimi dhe rezistenca, mund të sjellin fitoren e kauzave.

Vendimi i ditës së sotme, i administratives, vendos moslejimin jo vetëm të ndërtimit të thertores, por edhe për projekte të mundshme në të ardhmen në zonë.

“Reagimi e çon edhe drejtësinë në hullinë  e duhur, nuk mund të spekulojë më, kur evidenca është e qartë se kauza e komunitetit nuk mund të rrëzohet. Reforma po jep disa shenja pozitive, të jetë kjo një referencë për komunitetet e tjera  që janë në situata të ngjashme. Komuniteti arriti të përballojë çdo mësymje, të palës agresore, ky është një mesazh për të gjitha komunitetet”, tha ambientalisti Lavdosh Ferruni.

Prej muajit shkurt të vitit 2019, banorët e Laknasit kanë protestuar kundër vendimit të Bashkisë Kamëz për t’i dhënë me qira pa konkurrim 12,400 m2 të sipërfaqes të zonës së quajtur “Plepat e Brukës”, kompanisë “Bioproducts” për të ndërtuar thertore.

Banorët e konsideronin  këtë zonë si të vetmen hapësirë të gjelbër të mbetur pranë banesave të tyre, ku rezistenca ishte e vazhdueshme, edhe përballë punonjësve të policisë, të cilët u rreshtuan në krah të kompanisë private.

Laknasi përshkruhet nga lumi i Tiranës, degë e lumit Ishëm, i cili bashkë me rrjedhën sjell qindra kilogram plastikë në vit dhe ujë të ndotur me inerte.

Zona e quajtur “Plepat e Brukës” është mirëmbajtur nga banorët prej 30 vitesh, duke mbjellë në të pemë frutore e dekorative, si e vetmja mënyrë për të shpëtuar nga erozioni dhe cilësia e keqe e ajrit, shkaktuar nga ndotja e madhe e lumit.

Të tjera

Ujërat e ndotura: Miliona euro për impiante që nuk funksionojnë, barra u kalon bizneseve
Aktualitet

Ujërat e ndotura: Miliona euro për impiante që nuk funksionojnë, barra u kalon bizneseve

Ndërsa impiantet publike të trajtimit të ujërave të ndotura mungojnë ose nuk funksionojnë, qeveria shqiptare ka zhvendosur barrën te bizneset...

15:59 30/01/2026
Skandali i mbetjeve toksike, drejtoresha e AKM delegon detyrën mes hetimeve për KURUM
Aktualitet

Skandali i mbetjeve toksike, drejtoresha e AKM delegon detyrën mes hetimeve për KURUM

Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Marjeta Përlala, ka firmosur më 27 janar një urdhër për delegimin e...

15:48 30/01/2026
Para
Në duart e ushtarëve rusë, rrëmbehet një tjetër politikan ukrainas

Në duart e ushtarëve rusë, rrëmbehet një tjetër politikan ukrainas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ujërat e ndotura: Miliona euro për impiante që nuk funksionojnë, barra u kalon bizneseve

Ujërat e ndotura: Miliona euro për impiante që nuk funksionojnë, barra u kalon bizneseve

15:59 30/01/2026
Skandali i mbetjeve toksike, drejtoresha e AKM delegon detyrën mes hetimeve për KURUM

Skandali i mbetjeve toksike, drejtoresha e AKM delegon detyrën mes hetimeve për KURUM

15:48 30/01/2026
Shiste mallra të falsifikuara me logo luksoze, arrestohet pronari i dyqanit në Tiranë

Shiste mallra të falsifikuara me logo luksoze, arrestohet pronari i dyqanit në Tiranë

14:24 30/01/2026
Kullat mbi jetimoren “Zyber Hallulli”, shpallen fituesit e betonizimit

Kullat mbi jetimoren “Zyber Hallulli”, shpallen fituesit e betonizimit

12:52 30/01/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.