Lufta Rusi-Ukrainë ka sjellë shumë disfata. Humbjet e jetëve janë të shumtë. Viktimat janë të grupmoshave të ndryshme, ndërsa dhimbbjet e popullit ukrainas po shtohet dita-ditës nën zhurmën e armëve të Rusisë. Me çdo goditje kundër Ukrainës, Rusia po bën një hap drejt vetëshkatërrimit, tha Presidenti Volodymyr Zelensky. Ky I fundit shtoi se kushdo që nuk dëshiron pushtimin e Ukrainësi po largohet nga Rusia, teksa thotë se kjo është një goditje më vete.
Presidenti I Ukrainës Volodymyr Zelenskyy:
Ne po luftojmë për jetën. Ne po luftojmë për jetën, duke kapërcyer raketat, bombat ajrore, artilerinë, tanket, mortajat. Dhe gjithçka tjetër që trupat ruse përdorin për të na shkatërruar. Çdo gjë tjetër me të cilën Rusia po shkatërron veten tani. Sepse çdo goditje kundër Ukraina, çdo goditje kundër Ukrainës është një hap drejt vetëshkatërrimit të Rusisë. Hapat drejt izolimit, varfërisë dhe degradimit. Kjo nuk është pyetja jonë. Pyetja jonë është të shpëtojmë popullin tonë. Forca e shoqërisë sonë. Shkencëtarët tanë, artistët tanë, biznesmenët tanë, njerëzit tanë, njerëzit tanë të fortë. Të gjithë ukrainasit tanë që mbrojnë shtetin dhe sjellin paqen më afër. çdo ukrainas ka nevojë.
Kujtojmë se që pas nisjes së luftës, Rusia është përballur me shumë sanksione që e kanë rrëzuar përtokë dhe që ka thyer ccdo mundësi zhvillimi të Rusisë jashtë territoreve të saj.