Skip to content
Kronikë

Abuzoi me një të mitur, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

· 2 min lexim

Policia e Tiranës ka vazhduar aksionin për goditjen e aktiviteve të paligjshme dhe identifikimin e individëve që shkelin dhe nuk respektojnë ligjin.

Ditën e sotme policia e Tiranës ka vënë në pranga 4 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Burime zyrtare bene me dije se në flagrancë u kap shtetasi me inicialet P. K., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi kanabisi.

Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. A., 20 vjeç, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një dorezë metalike (përforcues grushti).

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit O. S., 33 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve D. G., 38 vjeç dhe D. S., 27 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.