Skip to content
Bota

Gjendje lufte, qeveria ukrainase ka disa udhëzime për qytetarët

· 2 min lexim

Ukraina është mobilizuar në maksimum për të mbrojtur vendin e saj.  Ndërkohë ushtria ukrainase ka bërë një deklaratë të fortë për qytetarët e saj, ku i udhëzon njerëzit që të vihen në lëvizje për rezistencë kundër Rusisë.
“Pavarësisht nëse keni armë apo municion apo jo, përdorni të gjitha mënyrat dhe mjetet e mundshme për të luftuar,” thuhet në njoftimin e ushtrisë.

BBC raporton se njerëzve iu është kërkuar;

-Çmontimi i tabelave rrugore

-Rrëzimi i pemëve për të bërë të pamundur lëvizjen
-Përdorimi në mënyrë aktive i pajisjeve ndezëse të bëra në mënyrë artizanale, (bomba)
-Shkatërrimi i qendrave kryesore të transportit

-Të jenë aktivë gjatë natës ose muzgut.

Theksojmë se megjithëse Rusia ka pretenduar se nuk po synon infrastrukturën civile, një numër në rritje i provave në terren thotë krejt të kundërtën. Ndërkohë, një djalë 6 vjecc u vra nga të shtëna me armë zjarri në një lagje perëndimore të Kievit të shtunën në mbrëmje. Mes viktimave ishte dhe një grua, e cila u vra pasi një ndërtesë banimi 9 katëshe në qytetin lindor të Kharkivit u godit nga “artileria e armikut” mbrëmë, sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës.

Kujtojmë se të shtunën një bllok i madh apartamentesh banimi në perëndim të Kievit u goditën nga ajo që një ministër i qeverisë ukrainase e përshkroi si një raketë ruse, pasi banorët në të gjithë qytetin u detyruan të kërkonin strehim pas një nate të tmerrshme të shoqëruar nga të shtëna me armë zjarri dhe shpërthime.