Polonia i bën “bllok” Rusisë, portieri Szczesny: Djali im ka gjak ukrainas, refuzoj të zbres në fushë

Ukraina tashmë ndodhet në një gjendje kritike përballë sulmeve të njëpasnjëshme të Rusisë. Këtë veprim të Rusisë për të hapur luftë e kanë dënuar shumë institucione dhe figura të rëndësishmë ndërkombëtare.
Ndër to edhe Polonia, e cila ka vendosur t’i bëjë “bllok” Rusisë, duke mos luajtur në “playoff” e Botërorit, pas sulmuesve të vazhdueshme që kjo e fundit ka ndërmarrë kundër Ukrainës.
Vendimin e marrë nga federata polake e ka mbështetur edhe portieri i Juves, Wojciech Szczęsny.
“Bashkëshortja ime ka lindur në Ukrainë, në venat e djalit tim rrjedh gjak ukrainasi, një pjesë e familjes tonë ndodhet ende në Ukrainë, një pjesë e mirë e bashkëpunëtorëve të mi janë nga Ukraina dhe janë njerëz të shkëlqyer. Të shohësh fytyrën e tyre kupton frikën e madhe që i ka mbërthyer, frikë për vendin e tyre. Refuzoj të luaj kundër lojtarëve që zgjedhin të përfaqësojnë vlerat e një vendi si Rusia. Refuzoj të qëndrojë në këmbë e të dëgjoj himnin e tyre. E di që thirrja ime është thjeshtë simbolike por i bëj thirrje FIFA-s dhe UEFA-s të reagojnë”, shprehet ndër të tjera Szczensy.
Kujtojmë që edhe UEFA e ka ndërshkuar Rusinë duke e zhvendosur finalen e nje nga kompeticioneve më të rëndësishme të futbollit.
Finalja e Ligës së Kampionëve fillimisht ishte caktuar të luhej në qytetin e lindjes së Vladimir Putin, Shën Petersburg në muajin maj, por pas pushtimit rus UEFA ka vendosur qe te luhet ne “Stade de France” ne Paris.