Skip to content
Kronikë

Tentativa e grabitjes së bankës përmes tunelit, punonjësja zbardh dyshimet e saj

· 2 min lexim

Para disa ditësh një  bankë e nivelit të dytë u tentua të grabitej të hënën në Tiranë duke përdorur tunele të nëndheshme.

Por tentative e mirëmenduar e grabitjes së bankës u evidentua nga nga asistentja e drejtoreshës së filialit. Asistentja me inicialet E.P, iu shpjegoi hetuesve se ishte ajo bashkë me një koleg ishin përgjegjësit për hapjen dhe mbylljen e filialit. Më datë 18 shkurt 2022, ditë e premte, punonjësja ka shpjeguar me detaje se bankën e kanë mbyllur në orën 18:20 dhe nuk kanë konstauar asnjë problem. Tri ditë më vonë, të hënën e 21 shkurtit, ajo është paraqitur në punë në orën 08.20 të mëngjesit, ka hapur filialin dhe pas mbërritjes së punonjësve të tjerë, bashkë me një kolege kanë hapur edhe ambjentet e thesarit.

 “Një orë pas hapjes së filialit zbrita në kuzhinë që të merrja një gotë ujë. Teksa kthehesha, ratësisht ktheva kokën nga arshiva dhe pashë një pllakë dyshimeje, që dukej e thyer. U afrova dhe pashë nga afër. Kuptova që pllaka ishte hequr. Në moment ndeza ditën e telefonit dhe tek vendi ku ishte hequr pllaka pashë gjashtë vrima të cilat ishin pak më të mëdha sesa madhësia e stilolapsit.Shumën nuk e di, pasi këtë informacon e ka vetëm Thesari Qendror”, shpjegon punonjësja e bankës.

Gjithashtu asistentja shpjegon se njoftoi përgjegjësin e sigurisë për të gjithë objektin si dhe punonjësin e sigurisë së thesarit e më pas është njoftuar ai i sigurisë.