Ukraina ka më shumë nevojë se kurrë për mbështje në këto ditë të vështira lufte.
Një i ri shqiptar, i cili pasditen e djeshme protestoi para ambasadës ruse në Tiranë si një kundërshtim për pushtimin e Ukrainës shprehet për “Fax Web” se shtëpia e tij është e hapur për të mikëpritur çdo ukrainas që dëshiron strehë.
Ariel Lamaj shton se ka qenë në Ukrainë dhe i ka bërë përshtypje se si ishin njerëzit atje. Ai tregoi se ishin shumë mikpritës ndërsa është shumë i tronditur për situatën atje.
Shtëpia e tij është e hapur për çdo ukrainas që do të shpërngulet në Shqipëri, pavarësisht se atje është dhënë urdhri që burrat nga 18-60 vjeç të mos largohen nga vendi.
Pyetjes se si mund të ndalohet Putin, ai tha se forcat e mëdha uron që ta bëjnë këtë gjë
“Para 3 viteve kur shkova në Ukrainë më la një përshtypje të bukura, kujtime, kam kaluar mjaft mirë me miqte ukrainas. Edhe ata ishin shumë mikriptës. Ishte një tur 5-6 ditë, mjaft i bukur. I kam thënë vetës që do kthehem prap. Sot jam shumë i tronditur për situatën atje.
Janë njerëz mjaft mikpritës”– u shpreh ai.
Sa rrezikohet Shqipëria nga lufta në Ukrainë
“Rrezikohet. Ne prekemi te pjesa e turizmit meqënse vijnë çartera me turistë nga Ukraina. Ndikon në ekonominë tonë”– shtoi i riu.