Që prej gushtit të vitti të kaluar, kur talebanët morën pushtetin në Afganistan, veçanërisht vajzat dhe gratë kanë qënë në shënjestrën e masave të rrepta dhe ekstreme.
Bëhet me dije se policia fetare e talebanëve u ka thënë grave që punojnë në qeverinë e talebanëve të mbulohen, pasi në të kundërtën mund të humbin vendet e punës.
Ministria për Promovim të Virytit dhe Parandalim të Vesit, ka thënë më 22 shkurt se gratë nuk duhet të shkojnë në punë nëse nuk janë të mbuluara në mënyrën e duhur, shkruan REL.
Duhet të theksojmë se ende nuk është bërë e qartë pse kjo deklaratë është lëshuar në këtë kohë.
Kujtojmë që pjesa dërrmuese e grave në Afganistan kanë gjithmonë kokat e mbuluara në paraqitjet e tyre në rrugë osë në dalje të tjera publike.
Ato mund të vendosin “tjetër lloj hixhabi. Varet nga ato, por ato duhet të mbulohen si duhet… apo edhe të vendosin batanije”, ka thënë zëdhënësi i ministrisë për agjencinë e lajmeve AFP.
Është fakt i trishtë se shumica e grave kanë humbur vendet e punës në institucionet qeveritare prej kur talebanët kanë marrë pushtetin në gusht të vitit të kaluar.
Ndërkohë liderët talebanë kanë pretenduar se gratë do të lejohen të kthehen në punë kur të krijohen ato që i konsiderojnë kushtet e duhura, siç është ndarja e hapësirave brenda zyrës.