Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Çmenduri” në Kavajë, 45-vjeçari merr peng punonjësit e një karburanti

19:50 16/02/2022
Reading Time: 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Kavajë ku një person ka tentuar të grabisë një karburant dhe gjithashtu ka rrëmbyer 2 persona.  Madje njërin prej tyre e ka plagosur me thikë.

Astrit Pukameka, në afërsi të mbikalimit në rrugë dytësor ka hyrë në një pikë karburanti dhe me forca ka marrë 120 mijë lekë të reja, që ishte i gjithë fitimi i ditës. Por nuk është ndalur këtu pasi ka marrë peng edhe dy shitësit e karburantit duke i kërcënuar se do t’u vinte flakën. Në përplasje e sipër me punonjësit, plagosi me thikë Arjan Shaun, të cilin e kishte marrë peng dhe Bardhyl Petjan, duke u larguar më pas me shpejtësi me mjetin e tij. Megjithatë u kap në kohë nga Policia, e tani 45-vjeçari do të përballet me drejtësinë, duke dhënë “llogari” për kryerjen e veprave penale: “Kanosja”, “Plagosja e rëndë me dashje”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Vjedhja me dhunë”, “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Njoftimi i plotë i policisë së shtetit:

Kavajë/Policia parandalon një ngjarje të rëndë kriminale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë pas marrjes se njoftimit se shtetasi A. P., në afërsi të mbikalimit në rrugë dytësore, ka kanosur se do digjte me benzinë dy persona, dhe ka plagosur me thikë shtetasin B. P., si dhe ka marrë peng shtetasin A. Sh. bashkë me mjetin e tij, organizuan punën me qëllim kapjen e këtij shtetasi.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të këtij shtetasi, i cili në fshatin Lekaj, në sheshpushimin e një karburanti, ka plagosur me thikë drejtuesin e mjetit që kishte marrë peng, shtetasin A. Sh., dhe më pas i ka marrë me forcë xhiron ditore prej 120.000 lekë të rinj, shitësit të karburantit, dhe ka kërcënuar se do të digjte karburantin.

Shërbimet e Policisë kanë arritur në kohë duke parandaluar dhe shmangur një ngjarje të rëndë kriminale me pasoja për jetën. Falë ndërhyrjes profesionale, kanë bërë të mundur neutralizimin dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: – A. P., 45 vjeç, për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e rëndë me dashje”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Vjedhja me dhunë”, “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme.

Të lidhura

Ajola Xoxa bën rekus në Gjykatën e Lartë
Kryesore

SPAK siguron një të penduar të drejtësisë, kush është bashkëpunëtorja e Ajola Xoxës që zbërtheu skemën e korrupsionit

Për herë të parë që nga themelimi i tij, SPAK ka një bashkëpunëtor drejtësie që ka pranuar të dëshmojë për...

17:09 24/07/2025
Platformat digjitale të Ramës: Miliarda euro të djegura të shqiptarëve, zero zgjidhje për qytetarët
Aktualitet

Platformat digjitale të Ramës: Miliarda euro të djegura të shqiptarëve, zero zgjidhje për qytetarët

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar së fundmi ngritjen e një strukture të re, të quajtur “Kryeinspektoriati Digjital i Territorit”, që...

15:22 24/07/2025
Para
Inceneratorët, Rama: Është abuzuar me pushtetin pas shpinës së qeverisë

Inceneratorët, Rama: Është abuzuar me pushtetin pas shpinës së qeverisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ajola Xoxa bën rekus në Gjykatën e Lartë

SPAK siguron një të penduar të drejtësisë, kush është bashkëpunëtorja e Ajola Xoxës që zbërtheu skemën e korrupsionit

17:09 24/07/2025
Platformat digjitale të Ramës: Miliarda euro të djegura të shqiptarëve, zero zgjidhje për qytetarët

Platformat digjitale të Ramës: Miliarda euro të djegura të shqiptarëve, zero zgjidhje për qytetarët

15:22 24/07/2025
Aksidenti ajror me 260 viktima në Indi, hetimet: Piloti ndërpreu qëllimisht karburantin

Tragjedia e Air India kthehet në skandal, familjeve u dorëzohen trupat e gabuar

14:01 24/07/2025
Rrezikon shembjen, ARRSH mbyll urën e vjetër të Milotit

Rrezikon shembjen, ARRSH mbyll urën e vjetër të Milotit

13:35 24/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.