Skip to content
Rajoni

Covid-19 në Kosovë, si paraqitet bilanci i rasteve dhe viktimave

· 2 min lexim

Minsitria e Shëndetësisë së Kosovës ashtu sikurse çdo ditë edhe sot ka berë të ditur të dhënat mbi gjendjen e Covid-19 në vend.

Përgjatë 24 orëve të fundit bëhet me dije se janë shënuar2 humbje jete, ndërsa për sa i përket rasteve të reja 3.139 testime, 373 qytetarë kanë rezultuar pozitiv.

Theksojmë se procesi i vaksinimit vazhdon në nivele të mira, ku janë dhënë 94.149 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Deri më sot 811.331 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

15 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.427 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

1.802.978 doza të vaksinës.

Deri më sot 811.331 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 94.149 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 3.139 testime, 373 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 2 raste i vdekjes.

Sot janë shëruar 1.710 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 211.022.

Në total numri i rasteve aktive është 9.461.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!