Skip to content
Kronikë

U qëllua me armë zjarri, humb jetën 32-vjeçari në Lezhë (Detajet)

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Lezhë ku 32 vjeçari Amaros Deda ka humbur jetën.

32 vjeçar u paraqit i plagosur rëndë në spitalin e Lezhës, por nuk arriti të mbijetonte nga plaga e marrë me armë zjarri.  Sipas informacioneve zyrtare nga policia, 32 vjeçari është vetëplagosur gabimisht dhe nuk ka mundur të shpëtojë nga plagët e rënda që ka marrë.

Gjithashtu është sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit me të cilën dyshohet të jetë kryer vetëvrasja.  Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor mënjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Sakaq 32-vjeçari Amaros Deda kishte precedentë penalë.

Ai është arrestuar 10 vite më parë për dhunimin dhe grabitjen e një të moshuare.

Njoftimi i Plotë:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:15, në rrethana ende të paqarta, dyshohet së është vetplagosur me armë zjarri shtetasi , A.D., banues në Shenkollë, i cili ka ndërruar jetë në spitalin Rajonal Lezhë.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor mënjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Gjithashtu është sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit me të cilën dyshohet të jetë kryer vetëvrasja.