Skip to content
Kosovë

Tmerruese në Kosovë! Dyshohet për ndërrim trupash në morg

· 2 min lexim

Brenda Klinikës Infektive në Kosovë dyshohet për ndërrim  të dy trupave të vdekur.  Mënjëherë pas këtyre dyshimeve kanë nisur kontrollet nga policia.  Qendra Klinike Universitare e Kosovës me anë të një njoftimi tregoi se u njoftuan në lidhje me mundësinë e përzierjes së dokumentacionit mjekësor të pacientëve të vdekur.

Në sqarim thuhet se grupi që merret me menaxhimin e Klinikës Infektive bashkë me organet kompetente (Policinë e Kosovës) kishin ndërmarrë veprimet e nevojshme. “Sqarim nga Klinika Infektive e QKUK-së Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sqaron opinionin, se menaxhmenti i klinikës është njoftuar në lidhje me mundësinë e përzierjes së dokumentacionit mjekësor të pacientëve që kanë përfunduar me vdekje në këtë klinikë. Menaxhmenti i Klinikës Infektive bashkë me organet kompetente, Policinë e Kosovës kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast. Me respekt, Klinika Infektive-QKUK”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.  Theksojmë se për këtë jo të zakonshëm, policia është duke intervistuar edhe mjekët e Infektivës.  Policia e Kosovës nuk ka folur lidhur me rastin.

Kujtojmë që Instituti i Mjekësisë Ligjore të Kosovës ka dhënë kontributin e tij në tërmetin e 26 Nëntorit në Shqipëri dukemarrë nga morgu i Durrësit dy vëllezërit Abazi nga Gjilani, të cilët u nxorën pa jetë nga rrënojat e një hoteli të shembur në Durrës.