Tmerruese në Kosovë! Dyshohet për ndërrim trupash në morg

Brenda Klinikës Infektive në Kosovë dyshohet për ndërrim të dy trupave të vdekur. Mënjëherë pas këtyre dyshimeve kanë nisur kontrollet nga policia. Qendra Klinike Universitare e Kosovës me anë të një njoftimi tregoi se u njoftuan në lidhje me mundësinë e përzierjes së dokumentacionit mjekësor të pacientëve të vdekur.
Në sqarim thuhet se grupi që merret me menaxhimin e Klinikës Infektive bashkë me organet kompetente (Policinë e Kosovës) kishin ndërmarrë veprimet e nevojshme. “Sqarim nga Klinika Infektive e QKUK-së Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sqaron opinionin, se menaxhmenti i klinikës është njoftuar në lidhje me mundësinë e përzierjes së dokumentacionit mjekësor të pacientëve që kanë përfunduar me vdekje në këtë klinikë. Menaxhmenti i Klinikës Infektive bashkë me organet kompetente, Policinë e Kosovës kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast. Me respekt, Klinika Infektive-QKUK”, thuhet në njoftimin e QKUK-së. Theksojmë se për këtë jo të zakonshëm, policia është duke intervistuar edhe mjekët e Infektivës. Policia e Kosovës nuk ka folur lidhur me rastin.
Kujtojmë që Instituti i Mjekësisë Ligjore të Kosovës ka dhënë kontributin e tij në tërmetin e 26 Nëntorit në Shqipëri dukemarrë nga morgu i Durrësit dy vëllezërit Abazi nga Gjilani, të cilët u nxorën pa jetë nga rrënojat e një hoteli të shembur në Durrës.