Taulant Balla dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku morën pjesë në një takim me banorët e rajonit nr 4 në Lushnje, ku prezantuan Kandidaten e PS për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit në Bashkinë e Lushnjes, Eriselda Sefa.
Taulant Balla
Eriselda për mua personalisht është një suprizë e bukur por njëkohësisht ishte një konfirmim i asaj që Edi Rama thotë shpesh: ‘Nëse do të bësh punë lërja grave’dhe e vërteta është që në 6-muaj të drejtimit të bashkisë nga Eriselda shumë problematika të tashëguara në bashki filluan të marrin një drejtim tjetër. U rrit transparenca, u shtuan projektet e reja që bashkia realizonte për të kërkuar financim tek ministria që drejton Belinda, tek Fondi Shqiptar i Zhvillimit apo shumë agjensi dhe ministri tjera zhvillimi në Shqipëri.
Unë jam shumë i kënaqur që për një kohë të shkurtër jo vetëm që kemi përgatitur projektet, jo vetëm që kemi arritur të sigurojmë financimin por po hyjmë në një fazë të re të transformimit të Lushnjes.
Gjëja e parë, të cilën edhe ministria do tjua konfirmojë, ne kemi folur pa ditur që do të vinte kjo fushatë ne kemi biseduar me ministren dhe me kryeministrin që një prej projekteve që ne presim ta financojmë në Bashkinë Lushnje është projekti i madh i unazës, të cilin duam ta shndërrojmë në një rrugë tregtare, e cila do të sigurojë shumë vende pune, por rruga tregtare duhet të ketë trotuare, vijëzime, një rrugë me standarte që të mbrojë këmbësorin por të dhe të drejtat e automjeteve. Ndaj për të gjitha këto ju jap fjalën që do të sigurojmë financimin e Unazës së Lushnjes e cila është një gangrenë e vjetër por që koha për ta ndryshuar ka ardhur tani dhe këtë nuk e lidh me zgjedhjet e 6-marsit por me nevojën e zhvillimit të bashkisë së 7 më të madhe në Republikë. Për ata që nuk e dinë Lushnja është një ndër bashkitë më të mëdha në Republikë dhe si e tillë pa një unazë të qënësishme si ajo që duam të ndërtojmë do jetë e pamundur të justifikojmë besimin.
Duhet ta kisha filluar me atë që tha kolegia ime Lindita me një falenderim shumë të vacantë për popullin e Lushnjes, janë të ralla Bashkitë që Partia Socialiste e Shqipërisë ka mar një rezultat konstant dhe pozitiv dhe në lagjen tuaj është edhe më i mirë akoma. Ju falenderoj me gjithë zemër për mbështetjen që i kini dhënë Partisë Socialiste, dua tju garantojë që Bashkinë e Lushnjes ne jo vetëm që po e rikthejmë në punë por fakti që në krye të kësaj Bashkie në 6-Mars do të konfirmojmë një vajzë, një grua, një nënë, një motër e cila i ka ngjitur shkallët e karrierës hap pas hapi.
Miku im, Gramoz Ruçi, më ka mësuar një rregull që unë kam filluar ta zbatojë çdo ditë, ngjiti shkallët një nga një sepse po i more me vrap do rrëzohesh dhe e vërteta është që Eriselda i ka ngjitur shkallët një nga një duke i përvetësuar dijet në administratën e qeverisjes vendore por më shumë se kaq duke fituar besimin e atyre që janë donatorët e huaj.
Është shansi që i kemi të dyja këtu për të kuptuar sesa e rëndësishme është që në 6-Mars ta bëjmë bashkë bashkinë me qeverinë. Imagjinoni sikur në 6-mars ne të mos e marrim seriozisht dhe në 7 mars të ngrihemi me një kryetar bashkie, një nga ata o i Lulit o i Saliut dhe Ilir Metës dhe që qeveria nuk mund të punojë me ta sikurse nuk gjetëm dot mënyrën për të punuar me Voltana Ademin në Shkodër. Duke mos u zgjatur shumë mbi projektet si edhe të lagjes suaj, që do ta quaja arterien kryesore, por kemi biseduar edhe për sheshet brenda lagjeve, rrugicat brenda lagjeve të cilat nuk janë në gjendjen që do kisha dashur ti gjeja në Lushnje. Që ditën e parë që kam ardhur në Lushnje do kisha dashur të gjeja më shumë punë të kryera por këto kanë qenë mundësitë tona deri tani por besoj dhe e di që ditët dhe muaj në vijim do të na gjejnë me më shumë punë.