Papa Françesku në një intervistë që ka dhënë ka dalur nga “kostumi” i tij zyrtar.
Ai ka folur mbi vlerat e familjes dhe sa e rëndësishme është që prindërit të kalojnë kohë dhe të luajnë me fëmijët, por jo vetëm.
Një theks të veçantë i ka vendosur edhe jetës së tij dhe hobit për kërcimin, veçanërisht tangon. Kujtojmëqë para disa kohësh papa zhvilloi një vizitë të papritur në një dyqan disqesh muajin e kaluar, por siç rrëfeu jo për të bërë blerje, por për t’i dhënë bekimin sipërmarrjes së miqve të tij.
“Pikë së pari nuk shkova për të bërë blerje. Ata njerëz janë miqtë e mi prej vitesh dhe riorganizuan dyqanin. Shkova për t’i dhënë bekimin. Ishte natë, por një gazetar gjendej aty dhe prandaj lajmi u bë publik. Por është e vërtetë që unë dëgjoj muzike. Më pëlqen muzika klasike, por edhe tango”, u shpreh Papa.
Ndërkohë kur pyetet nëse kishte kërcyer tango gjatë rinisë së tij në Argjentinë, 85-vjecari tha se “kush nuk kërcën tangon nuk është një porteno”, termi që i referohet banorëve te Buenos Airesit në spanjisht.
85-vjecari ka refuzuar gjithashtu të qëndrojë në apartamentet e izoluara, por me shumë hapësirë në pallatin apostolik të Vatikanit, si paraardhësit e tij. Kjo, pasi siç thotë, nuk është shenjtor.
“Një prej arsyeve përse nuk shkova të jetoj në apartamentin papnor, ishte pas nuk jam shenjtor, si ata që kanë qenë atje përpara meje. Unë dua të kem marrëdhënie njerëzore e prandaj jetoj në këtë hotel në Santa Maria, ku mund të takoj e të flas çdo ditë me njerëz apo miq. Kjo është një jetë më e lehtë për mua. Kam nevojë për miq; ata janë të paktë, por të vërtetë”, pu shpreh Ati i Shenjtë.
Ndërsa intervistën e tij, ai e përfundon me një kujtim nga fëmijëria e tij.
” Kur isha fëmijë doja të bëhesha kasap, pasi kur dilja në pazar me mamin dhe gjyshen, shihja që të gjithë paguanin kasapin. Dhe kur më pyesnin se çfarë doja të bëhesha kur të rritesha, unë përgjigjesha: ‘Kasap, sepse ka shumë para”.