Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Pasojat afatgjata që lë covidi: Mjegullim truri, dhimbje dhe lodhje

22:51 06/02/2022
Reading Time: 2 min lexim

Përhapja e shpejtë e variantit Omicron në mbarë globin ka shtuar shqetësimet për COVID-in me pasoja afatgjata, që disa vlerësime sugjerojnë se prek një të tretën e atyre që kalojnë koronavirusin. Simptomat afatgjata mund të përfshijnë dhimbje, lodhje dhe mjegullim të trurit për javë ose muaj të tërë pas infeksionit.

Nancy Rose, një banore e qytetit të Port Xhefersonit në shtetin e Nju Jorkut, ka ndjerë efektet e COVID-it për muaj të tërë pas diagnostikimit me koronavirus.

“E dija që diçka nuk ishte në rregull. E dija që kisha ende simptoma”, thotë ajo.

Është shumë herët për të ditur nëse njerëzit e infektuar me variantin shumë ngjitës Omicron do të vuajnë nga një numër simptomash misterioze, që zakonisht shfaqen shumë javë pas diagnostikimit fillestar me koronavirus.

Por disa ekspertë mendojnë se një valë e rasteve me pasoja afatgjata është e mundshme dhe thonë se mjekët duhet të përgatiten për të.

Imunobiologia Akiko Iwasaki po studion ndikimin që vaksinimi kundër COVID-19 mund të ketë në pakësimin e simptomave afatgjata të koronavirusit.

Ekipi i saj në Universitetin Yale po bashkëpunon me një grup pacientësh të quajtur “Survivor Corps” në një studim, në të cilin Nancy Rose ishte pjesëmarrëse, që përfshin vaksinimin e pacientëve të infektuar me COVID-19, të cilët nuk e kanë marrë vaksinën më pare, si një trajtim i mundshëm.

Zonja Iwasaki, e cila është gjithashtu një studiuese në Institutin Mjekësor Howard Hughes, i cili mbështet Departamentin e Shëndetit dhe Shkencës në agjencinë e lajmeve Associated Press, tha se ajo po e bën këtë studim sepse grupet e pacientëve kanë raportuar përmirësim të simptomave të COVID-it të gjatë tek disa njerëz pasi ata morën vaksinën.

“Tani duhet të planifikojë t’i bëjë punët në mëngjes. Kjo është koha më e mire për mua. Nga ora dy mbasdite filloj të ndjehem e lodhur, një gjë që nuk më ndodhte më parë. Në të kaluarën mund të bëja aktivitete gjatë gjithë ditës”, thotë zonja Rose.

Disa nga këto simptoma mund të shfaqen fillimisht gjatë një infeksioni fillestar, por ato vazhdojnë ose përsëriten pas një muaji ose më vonë. Ka raste kur mund të zhvillohen simptoma të reja, që zgjasin për javë, muaj të tërë ose mbi një vit.

Duke marrë parasysh që shumë nga simptomat shfaqen me sëmundje të tjera, disa shkencëtarë vënë në dyshim teorinë se koronavirusi është gjithmonë shkaktar i tyre.

Studiuesit shpresojnë se puna e tyre do të jap një përgjigje përfundimtare.

Covid-i i gjatë prek të rriturit e të gjitha moshave si dhe fëmijët.

Studimet tregojnë se ai është më i përhapur në mesin e atyre që janë shtruar në spital, por godet edhe një pjesë të konsiderueshme të personave të shëruar që nuk janë shtruar në spital. /VOA/

Të lidhura

Mes viktimave një e mitur nga Kosova! Shkon në 11 numri i jetëve të humbura nga masakra në Austri
Aktualitet

Mes viktimave një e mitur nga Kosova! Shkon në 11 numri i jetëve të humbura nga masakra në Austri

Rëndohet më tej bilanci i masakrës së ndodhur në një shkollë në qytetin Graz të Austrisë, ku një 21-vjeçar hapi...

19:01 10/06/2025
“Baroni” i drogës përballet me drejtësinë/ SPAK kërkon 16 vite burg për drejtuesin e grupit në operacionin “Flakë në Det”
Aktualitet

“Baroni” i drogës përballet me drejtësinë/ SPAK kërkon 16 vite burg për drejtuesin e grupit në operacionin “Flakë në Det”

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë pretencën për 13 të pandehurit e përfshirë në...

15:15 10/06/2025
Para
Horoskopi sot, 7 shkurt 2022

Horoskopi sot, 7 shkurt 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëria ngec në Letoni, barazim që rrezikon ëndrrën për Botërorin 2026

Shqipëria ngec në Letoni, barazim që rrezikon ëndrrën për Botërorin 2026

23:30 10/06/2025
Mes viktimave një e mitur nga Kosova! Shkon në 11 numri i jetëve të humbura nga masakra në Austri

Mes viktimave një e mitur nga Kosova! Shkon në 11 numri i jetëve të humbura nga masakra në Austri

19:01 10/06/2025
“Baroni” i drogës përballet me drejtësinë/ SPAK kërkon 16 vite burg për drejtuesin e grupit në operacionin “Flakë në Det”

“Baroni” i drogës përballet me drejtësinë/ SPAK kërkon 16 vite burg për drejtuesin e grupit në operacionin “Flakë në Det”

15:15 10/06/2025
Publikohet video e vrasjes së Martin Canit/ Momenti kur qëllohet me thikë nga Mario Përlleshaj

Publikohet video e vrasjes së Martin Canit/ Momenti kur qëllohet me thikë nga Mario Përlleshaj

12:43 10/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.