Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë thekson se pëson ulje numri i viktimave dhe i të infektuarëve. 19. 931 të infektuar dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit në vend.
NJOFTIMI I MSH
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.
Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit.
Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 3,722 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 931 qytetarë, në këto bashki:
374 në Tiranë, 50 në Shkodër, Durrës, 40 në Fier, 35 në Lushnjë, 32 në Gjirokastër, 31 në Sarandë, 28 në Vlorë, 21 në Berat, 20 në Elbasan, 19 në Mallakastër, Tepelenë, 17 në Kuçovë, 13 në Kamëz, Dimal,16 në Lezhë, 10 në Krujë, 9 në Kavajë, Patos, 8 në Kurbin, Vorë, 7 në Kukës, Divjakë, Korçë, 6 në Pogradec, Peqin, Gramsh, 5 në Vau i Dejës, Shijak, Delvinë, Devoll, Skrapar, Cërrik, 4 Malësi e Madhe, Dibër, Poliçan, 3 në Pukë, Has, Kelcyrë, Prrenjas, 2 në Fushë Arrëz, Tropojë, Mirditë, 1 në Rrogozhinë, Bulqizë, Mat, Himarë, Libohovë, Përmet, Memaliaj, Maliq, Belsh, Librazhd.
Janë 15,262 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 127 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka dy humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Dy qytetare nga Durrës 58 dhe 61 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 2094 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 244,539 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (04 Shkurt 2022)
Raste të reja ditore 931
Të shëruar në 24 orë 2,094
Të shtruar në spitale 127
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 3,722
Testime totale 1,686,583
Raste pozitive 263,172
Raste të shëruara 244,539
Raste Aktive 15,262
Humbje jete 3,371
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 6,389
Fier 1,677
Shkodër 1,517
Vlorë 1,156
Elbasan 956
Gjirokastër 823
Berat 787
Lezhë 642
Korçë 525
Durrës 351
Kukës 302
Dibër 128