Pasi dënoi Saimir Tahirin, GJKKO ka dhënë dënimin për Astrit Avdylajn dhe 5 anëtarë të grupit.
Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve i pandehuri Astrit Balliu, Alias Avdyli, Sulejmani, u dënua me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
VENDOSI:
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Astrit Balliu (alias Avdyli, Sulejmani) për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i struakturuar kriminal” parashikuar nga neni 283/a/1, dhe në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Astrit Balliu (alias Avdyli, Sulejmani) për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.
– Pushimin e akuzës për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a i Kodit Penal, në ngarkim të të pandehurit Astrit Balliu (alias Avdyli, Sulejmani) pasi ndjekja penale nuk mund të fillonte për këtë vepër penale, bazuar në nenin 6 | F a q e 328 pika “1” gërma “d” dhe 387 të K.Pr.Penale.
– Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve i pandehuri Astrit Balliu (alias Avdyli, Sulejmani) dënohet me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
– Vuajtja e dënimit për pjesën e pavuajtur të kryhet nga i pandehuri Astrit Balliu (alias Avdyli, Sulejmani) në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Jasin Kala (alias Avdyli), për veprën penale “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287, gërma “b”, i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.
-Në aplikim të nenit 36 të Kodit Penal konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të pasurisë: UNIVERSITY LOUNGER BAR, me adresë Lagjia Nr. 1, Rruga “Taulantia”, me numër pasurie 29/64, Zona Kadastrale 8512, Currila, Durrës.
-Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Jasin Kala (alias Avdyli) , për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal, pasi nuk provohet se fakti ekziston.
– Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Jasin Kala (alias Avdyli) , për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal, pasi nuk provohet se fakti ekziston.
– Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Jasin Kala (alias Avdyli) , për kryerjen e veprës penale “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal, pasi nuk provohet se fakti ekziston.
– Vuajtja e dënimit për pjesën e pavuajtur të kryhet nga i pandehuri Jasin Kala (alias Avdyli) në një burg të sigurisë së zakonshme.
- Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Denis Fatos Llaftiu, për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal, pasi nuk provohet se fakti ekziston.
– Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Denis Fatos Llaftiu, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal, pasi nuk provohet se fakti ekziston.
– Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Denis Fatos Llaftiu, për kryerjen e veprës penale “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal, pasi nuk provohet se fakti ekziston.
– Në aplikim të neneve 261 pika 1, gërma “a” dhe 389 të K.Pr.Penal, urdhërohet shuarja e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi”, caktuar ndaj të pandehurit Denis Fatos Llaftiu me vendimin Nr. 33 Akti, datë 26.07.2021 të Gjykatës së Posaҫme të Shkallës së Parë për Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Fatos Sali Llaftiu për kryerjen e veprës penale të “Moskallëzim i krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) 7 | F a q e vjet burgim.
– Në aplikim të neneve 261 pika 1, gërma “c” dhe 389 të K.Pr.Penal, urdhërohet shuarja e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi”, ndaj të pandehurit Fatos Sali Llaftiu.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Iskënder Sale (alias Mehmet Gjini) për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i struakturuar kriminal” parashikuar nga neni 283/a/1, dhe në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
– Deklarimin fajtor të të pandehurit Iskënder Sale (alias Mehmet Gjini) për kryerjen e veprës penale ““Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i struakturuar kriminal” parashikuar nga neni 284/c paragrafi i parë dhe në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.
– Pushimin e akuzës për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a i Kodit Penal, në ngarkim të të pandehurit Iskënder Sale (alias Mehmet Gjini) pasi ndjekja penale nuk mund të fillonte për këtë vepër penale, bazuar në nenin 328 pika “1” gërma “d” dhe 387 të K.Pr.Penale
– Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve i pandehuri Iskënder Sale (alias Mehmet Gjini) dënohet me një dënim të vetëm prej 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.
– Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Iskënder Sale (alias Mehmet Gjini) në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Xhemal Halit Shala për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i struakturuar kriminal” parashikuar nga neni 283/a/1, dhe në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
– Deklarimin fajtor të të pandehurit Xhemal Halit Shala për kryerjen e veprës penale ““Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i struakturuar kriminal” parashikuar nga neni 284/c paragrafi i parë dhe në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.
– Pushimin e akuzës për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a i Kodit Penal, në ngarkim të të pandehurit Xhemal Halit Shala pasi ndjekja penale nuk mund të fillonte për këtë vepër penale, bazuar në nenin 328 pika “1” gërma “d” dhe 387 të K.Pr.Penale
– Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve i pandehuri Xhemal Halit 8 | F a q e Shala dënohet me një dënim të vetëm prej 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.
– Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Xhemal Halit Shala në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.
- Shpenzimet proceduriale të bëra gjatë hetimeve paraprake dhe ato gjyqësore t’i ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare.
- Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaҫme e Apelit për Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, brenda 15 (pesëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi. U shpall sot në Tiranë, më datë 04.02.2022