Ish-ministri Tahiri u dënua sot me 3 vite e 4 muaj burg. Vendimi do të zbatohet që sot dhe kjo mund të quhet dita e parë e Tahirit në burg, është transferuar menjëherë në qelitë e paraburgimit të IEVP 313. Ai akuzohet për lidhjet e dyshuara me të ashtuquajturin “Grupi i Habilajve”, vëllezërit e akuzuar për trafik të sasive të mëdha të marijuanës nga Shqipëria drejt Italisë. Pas vendimit ka reaguar avokati i Tahirit, Maks Haxhia. Ai ka thënë se ky është një vendim skandaloz dhe i pakuptimtë.
Avokati tha:
Është vendim skandaloz. Nëse dënimi i Saimir Tahiri kënaq popullin le të quhet i përmbushur si mision. Sa për sqarim, neni 59 nuk ka të bëjë me dënimin, por ka të bëjë me vuajtjen e dënimit. Kjo është një kënaqje e një pushteti gjyqësor, e kam për misionin që ka marrë kjo gjykatë. Vendosja në planin e deklarimit fajtor të Saimir Tahirit ishte e papritur , jo se në aspektin se na çuditi, por ishte pakuptim të hiqej pezullimi. Nuk e dimë se si do ta justifikojë këtë. Ky vendim për mua ishte një vendim për të kënaqur.
Pak çaste pas dhënies së vendimit, ish ministri ka bërë edhe telefonatën e fundit e cila mendohet të ketë qenë me familjarët e tij të cilët kanë qenë në pritje të vendimit.