Skip to content
Të Gjitha

Titujt shkencorë/Petrit Vasili: Qeveria e analfabeteve, as shqipen e ministrave të vet nuk qeveris dot

· 2 min lexim

Petrit Vasili duket se nuk është kënaqur nga pamja e bibliotekës digjitale të publikuar ditën e sotme nga kryeministri Rama dhe bërë një reagim goxha të ashpër.

Përmes një statusi në rrjetin e tij social, Facebook, ish-deputeti ka ironizuar dhe jo vetëm edhe ka fyer qeverinë aktuale duke e krahasuar qeverinë Rama me atë të Partisë së Punës.

Por pika kulmore arrin që në fillim në momentin që Vasili thotë se qeveria e analfabetëve do verifikojë titujt shkencorë.

Postimin i plotë i Petrit Vasilit

“Ua ua qeveria e analfabeteve do të verifikojë titujt shkencorë ?!

Kryeministri përballë pedagogeve,me kurajon e marrë që vjen vetëm prej padijes së thellë,mbushi bulçitë dhe me plot gojën tha:

“Ne do të mundohemi dhe të bëjmë transparencë. Pedagogët e mirë do të ndahen nga ata sharlatanët. Kjo bëhet përmes pikave që ne kemi menduar.”

Qeveria e analfabetëve, që as shqipen e ministrave të vet nuk qeveris dot, do të ndajë shkencëtarët nga jo shkencëtarët,do të ndajë të diturit nga të paditurit, do të ndajë dijetarët nga gënjeshtarët.
Gjëmë e padegjuar kjo.

Siç ndajnë koncesionet dhe tenderat me qeveri ashtu duan të ndajnë edhe titujt shkencorë.

Edhe në kohën e partisë punës një budallallëk i tillë nuk ndodhi kurrë,bile ishte e kundërta dhe shteti e partia nuk hynë deri aty.

Reforma më mirë që mund të bëjë qeveria është të fusë në kurs vehten për të mësuar shqipen, që e flasin si këmishë e veshur mbrapsht dhe e dyta të mësojnë fare pak logjike aq sa niveli i shkollës fillore, se më shumë nuk mbajnë“.- ka shkruajtur ish-deputeteti, Petrit Vasili.