Para pak kohësh, në dhjetor të vitit te kaluar në Vaqarr u zhvillua një operacion, teksa u sekuestruan rreth 119 kg kokainë. Droga ishte nisur nga Ekuador drejt Zico Sh.A në magazinat e tyre në Vaqarr, kompanisë së “Bana King” me pronar Trifon Murataj.
Nga gjithë ky sekuestrim i kësaj sasie të madhe droge, ajo që mbetet mister është fakti se si skaneri nuk e ka konstatuar drogën, ndonëse në kamion ishin 100 pako kokainë, por që burime deklarojnë se në kontejner ka pasur 1925 kg kokainë, ndërsa disa nga këto pako janë hequr më përpara. Por pyetja që lind është se ku shkuan këto kg kokainë të sekuestruar nga policia në Vaqarr? Për këtë ka reaguar Klodiana Lala e cila hedh dyshime mbi zhdukjen e arkave me banane, për të cilat u tha se janë grabitur.
Klodiana Lala:
Si nuk u mor vesh gjë ku përfunduan arkat me banane që u grabiten në Romanat. Në këtë vend të gjithë dinë gjithçka për çdo gjë. Por për këtë rast nuk flet askush si për çudi.
Pas sekuestrimit, në atë kohë në njoftimin e policisë thuhej se “përgjatë rrugës nacionale Durrës-Tiranë, në vendin e quajtur Romanat, kamioni që transportonte kontejnerin është ndaluar nga persona ende të paidentifikuar, të cilët për disa minuta kanë ushtruar kontroll në kamion dhe kontejnerin me banane dhe më pas janë larguar me shpejtësi. Kjo është bërë problem tek policia, por kjo e fundit nuk ka bërë asgjë.