Skip to content
Kronikë

Makina ra në lumin Shkumbin, shkon në 3 numri i viktimave (Detajet)

· 2 min lexim

Në aksin Librazhd-Elbasan ka ndodhur një ngjarje e rëndë, pasi një makinë, në të cilën ndodheshin shumë njerëz ka dalë nga rruga dhë si pasojë ka rënë në lumin Shkumbin.

Tashmë rëndohet bilanci në aksidentin e ndodhur në aksin Elbasan-Librazhd. Njësitë e shpëtimit kanë nxjerrë nga makina edhe një tjetër person të pajetë. Dyshohet se në makinë ndodhet edhe një person tjetër, që do e bënte akoma më tragjike këtë ngjarje.  Ndërkohë deri më tani janë shpëtuar 3 pasagjerë, shoferi i mjetit, një grua dhe një fëmijë 9 vjeç. Vogëlushi është nisur drejt QSUT në Tiranë pasi gjendja e tij është e rëndë.

Gjithashtu  konfirmohet se viktima, është e gjinisë femër. Nga ana tjetër, autoritetet po punojnë për nxjerrjen e personave të tjerë që ndodhen në mjetin e përmbysur në ujë.  Bëhet fjalë për 2 persona të tjerë, por që autoritetet kanë thënë se janë shuar thuajse plotësisht për mbijetesën e tyre, pasi aksidenti u bë disa orë që ka ndodhur dhe temperaturat e ujit janë minus disa gradë.

Policia ndërhyri për të nxjerrë makinën nga lumi me eskavator dhe në atë moment njërin prej trupave të pajetë e mori rrjedha e ujit, ndërsa dy të tjerët u gjetën të vdekur brenda makinës.

Gjithçka ndodhi pasi makina që ra në lumë u përplas me një tjetër automjet tip ‘Ford’.