Rritja e vazhdueshme e çmimeve të produkteve si dhe të shërbimeve mbetet një nga çështjet më shqetësuese për qytetarët, të cilët përballen çdo ditë me to.
Sipas deputetit Braçe faturat tona po bëhen më të shtrenjta dhe fajin për këtë e ka ndryshimi i klimës.
Ai e arsyeton pohimin e tij me faktin see ditët e janarit përgjithësisht kanë qenë me temperature nën zero dhe si rrejdhojë përdorimi i ngrohësëve ka qenë më shumë.
Pra sipas Braçes nuk është rritur çmimi I energjisë elektrike por konsumimi I lartë për shkak të temperaturave të ulëta e bën faturën më të shtrenjtë.
Postimi i plotë i Erion Braçes:
NDRYSHIMI I KLIMES PO BEN #FATURAT TONA ME TE SHTRENJTA! Duke nisur nga fatura e ENERGJISE, per qytetaret, familjaret, shtetin. Ne janar, thuajse te gjitha ditet ishin me temperatura nen zero, madje gjysmat e tyre me temperatura nen -3 grade; KJO ESHTE KLIMA E NDRYSHUAR! 28.5, 28.6, 28.7 GË arriti konsumi i energjise elektrike te hene, te marte e te merkure te javes qe shkoi, DITET ME TE FTOHTA! Nuk eshte ndricim, eshte ngrohja! Ne nuk e kemi rritur CMIMIN E ENERGJISE si per familjaret edhe per biznesin, po konsumi kaq i larte i energjise do e bej faturen e energjise per janarin me te madhe ne vlere;
Harxhojme me shume, paguajme me shume. KJO ESHTE KLIMA QE PO RRIT FATURAT!
Ne ane tjeter, dimri i ftohte dhe I THATE, po kufizon burimet ujore e per pasoje burimet tona energjitike te varura prej ujit! KERKESA PO RRITET, OFERTA PO ZVOGALOHET! Ky eshte problemi; Eshte shkaktuar nga NDRYSHIMI DISA VJECAR I KLIMES! Na duhen burime te reja energjie, te pavarura nga uji dhe te drejtuara nga dielli dhe era; na duhet liberalizim tani per ti patur me shume energji; PER TE RRITUR OFERTEN NE ENERGJI, PER TE KONTROLLIAR FATURAT E QYTETAREVE, FAMILJAREVE!