Rritja e çmimit të energjisë elektrike ka bërë që një gup aktivistësh dhe qytetarësh të reagojnë me anë të një proteste.
Grupi iniciator i protestave kundër rritjes së çmimeve protestuan gjithashtu edhe përpara Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për reflektim në rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Ata kanë dorëzuar sot në Kryeministri propozimin për të lehtësuar çmimin e energjisë elektrike të rreth 150 000 familjeve në nevojë. Gjatë vitit 2020 – 2021 janë ndërprerë rreth 112 000 lidhinje të paligjshme. Sipas aktivistëve që protestuan përpara dy institucioneve,ky propozim i kushton shumë pak shtetit dhe i zgjidh shumë punë nga ana tjetër vetë shqiptarëve.
Dy ditë më parë një qytetare në Fier humbi jetën si pasojë e të ftohtit dhe mungesës së energjisë elektrike. E moshuara, Liljana Sema u gjet e ngrirë nga të ftohtët, kishte prej 1 vite i mungonte energjia elektrike në shtëpi, duke mos patur mundësi të kishte ngrohëse për ditët e acarta që ‘pushtuan’ vendin.
Në kushte ekstreme ka jetuar Liljana Sema, 67-vjeçarja e cila u gjet e pajetë nga i vëllai në Fier. Sema kishte 1 vit që jetonte pa energji elektrike sepse i ishte ndërprerë për shkak se ishte debitore që nga vitit 2007.
Rasti i ngjashëm me të Fierit ka ndodhur javë më parë në Sarandë, ku u gjet një e pajetë për shkak të të ftohtit.