Ka shkuar keq tentativa për grabitjen e një argjendarie mesditën e djeshme në Shkodër, pasi dy autorët janë përballur me rezistencën e pronarit.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të zonës së Sahatit në Shkodër, kur dy autorët tentuan të futen në argjendari.
Ky është momenti, kur çifti Arben dhe Anisa Hoxhaj kanë hyrë në dyqan të paarmatosur në Shkodër duke tentuar vjedhjen e bizhuterive. Ka qënë Anisa, ajo e cila i ka hedhur pronarëve sprajin paralizues, duke tentuar neutralizimin e më pas vjedhjen. Tentativa e tyre u doli huq.
Pronari ka rezistuar duke u përleshur me ta dhe ka bllokuar dyert. Kalimtarët kanë njoftuar policinë të cilët kanë ardhur në moment duke bërë edhe arrestimin e të rinjve.
Gjykata e shkallës së parë në Shkodër i la ditën e sotme në burg çiftin që tentuan të grabisin një argjendari në qytetin e Shkodrës.
Ndërkohë një ditë më pas është publikuar fotoja e çiftit që tentoi grabitjen argjendarisë në Shkodër. Ata janë nga Vlora dhe quhen Arben dhe Anisa Hoxhaj.
Çifti i ri është futur në ambientet e argjendarisë sikur janë të interesuar për të blerë dhe pronarët burrë e grua kanë vendosur mbi banak kutinë ku janë të vendosura bizhutë.
Kujtojmë se tentativa e grabitjes është bërë duke përdorur një anti-djersë (ose spraj paralizues, ende nuk ka një raport në lidhje me këtë). Gruaja e ka shtypur ‘antidjersën’ në sytë e dy pronarëve të cilët kishin nxjerrë disa bizhureri mbi banak. Pavarësisht asaj që ka nxjerrë antidjersa dy pronarët nuk janë ndjerë keq dhe janë përplasur me grabitësit tek dera. Më pas është njoftuar policia dhe është bërë arrestimi i dy grabitësve Më pas ka mbërritur edhe policia, e cila bëri të mundur arrestimin e dy personave.