Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Sot luhet derbi i kryeqytetit në “Air Albania”, ja rrugët që do të bllokohen

14:01 27/01/2022
Reading Time: 2 min lexim

Sot në orën 16.45 në stadiumin “Air Albania”, do të zhvillohet ndeshja e midis ekipeve Dinamo-Partizani.  Ndërkohë në kuadër të zhvillimit normal të ndeshjes, Policia e Tiranës ka marrë disa masa që kanë si për qëllim mbrojtjen e ambienteve të brendshme dhe jo vetëm, pasi siguria do të shtrihet edhe në një segment më të largët.

Theksojmë se do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve rrugore, gjatë momentit të kalimit të tifozëve.

Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 14.00 deri në përfundim të aktivitetit, janë:

* Rruga “Lek Dukagjini” përreth stadiumit, rruga “Dervish Hima”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi “Air Albania” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga presidenca deri te sheshi “Nënë Tereza”.

Do të ketë bllokim të pjesshëm të rrugëkalimeve të tifozëve, si më poshtë:

Lëvizja e tifozëve të Dinamos:
* Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” – Rruga “Bajram Curri” – Rruga “Papa Gjon Pali II” – stadium.
Lëvizja e tifozëve të Partizanit:
* Pallati i Operas – bulevardi “Dëshmorët e Kombit” – Sheshi ”Nënë Tereza”- rruga “Lek Dukagjini” – stadium.

Policia do të garantojë dhe do të sigurojë lëvizjen e tifozëve përgjatë rrugëkalimeve të caktuara dhe nuk do të lejojë grumbullim apo kalim të tifozëve jashtë itinerarit të caktuar.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e tifozerive respektive, për zbatimin e detyrimeve të mësipërme, si dhe mirëkuptimin e qytetarëve për të evituar lëvizjen me automjete në segmentet rrugore të lartpërmendura në oraret e caktuara.

Po në zbatim të planit të masave, do të ushtrohen kontrolle ndaj tifozëve para hyrjes në stadium për sende të kundërligjshme (si sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalik apo lëndë piroteknike etj). Çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.

Nuk do të lejohen të futen në stadium persona pa dokument identifikimi, si dhe fëmijët nën moshën 16 vjeç, pa praninë e prindërit apo kujdestarit dhe pa dokument që vërteton lidhjen e tyre. Nuk do të lejohen të futen në stadium tifozë me fytyrë të mbuluar.

Gjithashtu, nuk do të lejohen të futen në stadium të gjithë ata tifozë të cilët në aktivitete të ndryshme sportive janë të identifikuar nga Policia, si tifozë problematikë.  Policia bën me dije se në rastet e prishjes së rendit dhe qetësisë publike, do të ndërhyjë si në ambientet e jashtme të stadiumit, ashtu dhe në ambientet e brendshme, për rivendosjen e rendit dhe shoqërimin e personave që do shkaktojnë trazira apo kryejnë veprime antisportive.

Policia e Tiranës edhe njëherë apelon për tifozëritë e dy skuadrave që të zbatojnë rregullat dhe ligjin.
Faleminderit.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Para
“U ngrit pa asnjë nderim për të bërë të pamundur opozitarizimin”, Duma për Berishën: Big Brother politik

"U ngrit pa asnjë nderim për të bërë të pamundur opozitarizimin", Duma për Berishën: Big Brother politik

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English