Skip to content
Kronikë

Shpërthimi me tritol në shtëpinë e Armand Dukës, kapet i dyshuari (Foto+Emri)

· 2 min lexim

Një natë më parë u vendos tritol në shtëpinë e  Armand Dukës. Ndërkohë një ditë më pas policia ka arrestuar një të ri, të dyshuar për vendosjen e eksplozivit në banesën e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Policia thotë se ka arrestuar Arlen Hasanaj, banor i lagjes 4 të Durrës, lagje ku banon dhe kreu i FSHF-së.  Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës, ku i riu u filmua nga kamerat e sigurisë në momentin e vendosjes së një sasie shpërthyese pranë portës së banesës së kreut të FSHF-së.

Në foton e siguruar nga “Euronews Albania” duket  një person me kapuç dhe me maskë deri tek pjesa e syve që sapo vendos një pako në derën e banesës largohet me shpejtësi.

Sipas policisë në banesën e presidentit të FSHF, Armand Duka janë vendosur rreth 200 gramë lëndë plasëse e përpunuar me fitil zjarrpërcjellës.

Kujtojmë se kjo ngjarje vjen pas tensioneve mes Armand Dukës dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Armand Dukës i është kërkuar të japë dorëheqjen dhe të mos rikandidojë për në krye të FSHF.

Shpërthimi me tritol në derën e shtëpisë dyshohet se ka lidhje pikërisht me presionet ndaj Dukës.

Ndërkohë, në mesditë forcat e policisë shkuan te biznesi i familjes Duka me urdhër të Ramës dhe Veliajt.

Gjithashtu, Veliaj paralajmëroi edhe me sulme nga ana e SPAK ndaj Dukës dhe zyrtarëve të tjerë të FSHF-së.

Gjithçka lidhet me garën për presidentin e ardhshëm të FSHF, ku kandidojnë Armand Duka dhe Dritan Shakohoxha.