Gjatë ditës së djeshme, në fshatin Manati, u regjistrua një ngjarje e rëndë ku mbeti i vdekur shtetasi Lekë Lekgjonaj. I mituri dyshohet se ka vrarë për hakmarrje viktimën, pasi vëllai i Lekgjonajt i kishte vrarë të atin, Gjon Përvathi në vitin 2009. Në këtë vit Ndue Lekgjonaj është vetëdorzuar në polici pasi akuzohej për vrasjen e shtetasit Gjon Përvathi.
Si dhe për plagosjen e dy personave të tjerë. Për aksidentimin me makinë të djalit të viktimës dhe plagosjen e të afërmit të këtij të fundit. Më pas erdhi vetëhelmimi i bashkëshortes Martine Përvathi, pasi mori vesh lajmin e vrasjes së bashkëshortit. Shkak i krimit ka qenë konflikti që kanë pasur familjet Përvathi dhe Lekgjonaj për çështje pronësie. Djali i viktimës Florian Përvathi nuk e harron hasmin duke marrë hak me vrasjen e vëllait të autorit të krimit, Lekë Lekgjonaj, duke e ekzekutuar këtë të fundit në afërsi të banesës së tij.
Floriani ishte rritur jetim që prej moshës 4-vjeçare, kur babanë ja vranë, e pak orë më vonë e ëma iu vetëhelmua me fotoksinë. I riu u rrit me ndjenjën e hakmarrjes, ndërkohë që pas vrasjes së djeshme nuk kreu pendesë, edhe pse padyshim që ka shfaqur ngarkesë emocionale.
Ky është Lek Lekgjonaj i cili u ekzekutua në oborrin eshtëpisë së vëllait i cili 13 vite më vrau babin e 17 vjeçarit.