Nga Durrësi në takimin “Bashkia që Duam” kryeministri Edi Rama përveç lëvdatave për punën e kryebashkiakut, Vangjush Dako, nuk është kursyer të përgjigjet edhe nga opozitës.
Skandali i blerjes së votave ku është i përfshirë edhe emrin e Dakos dhe fjalët e thëna për këtë çështje, kanë sjellë që sot, Rama t’i drejtohej opozitës me të njëjtën monedhë, duke i kujtuar zgjedhjet në kohën e vështirë të PD-së.
Sipas tij në atë kohë atmosfera ka qenë shumë e vështirë sidomos në zonat që konsideroheshin si “të nxehta” dhe të lëna në dorën e “të fortëve” që vështirë se mund t’i denoncoje edhe komisionerët e thjeshtë e jo më të tjerët.
Madje Rama ka përmendur edhe hetimin që është hapur për dosjen 339 dhe për personin me pseudonimin “Niçja”, për të cilin ka thënë se është bërë më i famshëm edhe se vet Alkesandër Moisiu. “Zëri i Niçes u bë si me qenë zëri i Luçiano Pavarorit”, ka thënë Rama me ironi.
“Këta të burgosurit i nxirrnin me leje, tani thonë foli Gjushi në telefon me Niçen. Na u bë Niçja si të ishte Aleksandër Moisiu, zëri i Niçes u bë si me qenë zëri i Luçiano Pavarorit. Këta i nxirrnin të burgosurit me leje dhe i merrte në krahë deputeti dhe vinte terrorizonte gjithë dynjanë. Flasin këta për krime, kriminelë? Ne nuk çonim dot komisionerë në Shijak, nuk shkonin dot njerëzit në komision, u detyrua partia t;i çonte pa njohur e mos ti shikonin nesër. I harruat zgjedhjet në Shijak që kërciti druri. Ata thonë jo se na vidhni votat. Po kur ishit ju në qeveri sa herë iu ka rrah Dako. Me kë e bëri këtë punë, me Niçen?! Niçja dhe shumë të tjerë, yhyyyy ishte me ju, Niçja dhe të gjithë bashkë. Nuk është detyra jonë të rrisim opozitën. Shqipërisë nuk kanë çfarë i bëjnë. Maksimumi mund ta nxijnë. Kadrinjtë rrëmujë duan gjithandej. Por qeverisë nuk kanë çfarë i bëjnë.”, tha Rama.