Skip to content
Politikë

Basha takon sot anëtarët e Këshillit Kombëtar, ja çfarë pritet të diskutohet (Detajet)

· 2 min lexim

Basha ka planifikuar që ditën e sotme të takohet me anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike

Ndërsa është parashikuar që takimi  të nisë në orën 16:30 në selinë e PD, teksa pritet të diskutohet për përjashtimet nga partia dhe organizimin.  Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi iu ka dërguar anëtarëve të Këshillit Kombëtar një mesazh, me anë të të cilit i njofton për takimin dhe rendin e ditës.

Sipas Bardhit fokusi do të jetë “8 janari”, ku do të merren vendime si dehe do të shqyrtohet dhe miratohet rregullorja e brendshme.

“Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar. Në vijim të datës së caktuar në mbledhjen paraardhëse, ju konfirmoj se mbledhja e Këshillit Kombëtar do të zhvillohet, ditën e shtunë, datë 15.01.2022, ora 16:30, në sallën e katit II, selia qendrore e PD-së. Rendi i ditës së mbledhjes është si më poshtë: Informim mbi vendimet e Kryesisë së Partisë Demokratike dhe diskutime mbi situatën e krijuar nga aktet e dhunës në datën 8 janar. Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores së Brendshme të funksionimit të Këshillit Kombëtar, të përgatitur nga grupi i punës së ngritur me vendim të Këshillit Kombëtar nr. 172, datë 23.12.2021. Diskutim dhe informim për planin e organizimit të partisë dhe ndarja e detyrave për anëtarët e Këshillit Kombëtar”, thuhet në mesazhin e Bardhit.