Gazetari grek Nikos Evangelatos ka irrituar shumë ndjekës, teksa ka lëshuar disa komente raciste ndaj popullit tonë, pra shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Greqi. Gazetari grek i ka përfshirë ata në të njëjtën kategori ata që kryejnë krime apo shkelin ligjin në vendin fqinj. Gazetari ka folur për ngjarjen ku një shqiptar u kap me armë në shtetin grek.
Duke folur për rastin, gazetari Evangelatos tha se kjo është krejt e zakonshme për sa kohë ai është shqiptar. Kjo deklaratë e tij provokoi zemërimin e ndjekësve të tij në rrjetet sociale duke e akuzuar atë për racizëm, dhe të qenit paragjykues ndaj shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Greqi. Gjatë leximit të raporteve të policisë, në të cilin shfaqej edhe një shqiptar i kapur me armë, gazetari u shpreh se “kjo është krejt e zakonshme që kapet me armë përderisa ai është shqiptar”.
Ai u ndesh me furinë e komenteve të ndjekësve të tij, edhe pse më koti ai nxitoi të justifikonte deklaratën e tij, duke argumentuar se nuk ishte një koment nacionalist dhe racist, shkruajnë mediat greke. Megjithatë, ndjekësit e tij nuk e përtypën dot përtypën dot dhe e kritikuan gazetarin me postimet e tyre në rrjetet sociale.